Deti nxjerr në bregun e Semanit nëntë peshkaqenë
Peshkaqenet e vegjel jane gjetur te ngordhur ne bregdetin e plahzit te Semanit ne Fier. Sipas peshkatarëve, ata mund të jenë peshkuar nga ndonjë anije në këtë zonë, por me pas janë hedhur në breg.
FIER - Peshkaqenët, kjo specie e rrallë për ujërat tona, përsëri bëhen "vizitorë" në bregdetin e Fierit duke befasuar pushuesit dhe duke angazhuar specialistët për këtë dukuri masive kohët e fundit.
Këtë radhë nuk janë peshkaqenë të mëdhenj, që peshkohen në ujërat detare nga peshkarexhat, por peshkaqenë të vegjël, pak më shumë se masa e peshqve të rrjetës, që ujërat i kanë nxjerrë në breg. Sipas konfirmimeve për "Gazeta Shqiptare", të mërkurën, në orët e para të mëngjesit, në plazhin e Semanit janë gjetur 9 peshkaqenë të vegjël.
Ata kishin një gjatësi rreth 50 centimetra dhe ishin që të gjithë të ngordhur. Ishin pushuesit e këtij plazhi dhe peshkatarë vendas, që shprehën habi për këto specie të rralla e të rrezikshme.
"Fakti që peshkaqenë të ngordhur dalin kështu në breg, tregon se këto specie përherë e më shumë po u afrohen dhe brigjeve tona. Kjo bën që të mendojmë dhe një rrezik të mundshëm për jetën tonë", - shton një nga pushuesit.
Sipas peshkatarëve, 9 peshkaqenët e vegjël mund të jenë peshkuar nga ndonjë anije në këtë zonë, por gjatë seleksionimit të gjahut janë hedhur në breg, pasi në këtë peshë ata nuk konsumohen.
Njëkohësisht, peshkaqenët e vegjël që dolën dje në breg janë bërë dhe objekt i studiuesve të specieve ujore. Një vit më parë, po në këtë plazh, peshkatarët kanë zënë me rrjetat e tyre 4 peshkaqenë te llojit tigër, me gjatësi 1.5 m, që ndonëse relativisht të vegjël, janë të parrezikshëm për jetën e njeriut.
(s.g/BalkanWeb)