Juridiku, diplomohen 500 studentë me titullin “Jurist”
500 studentë të Fakultetit të Juridikut janë diplomuar me diplomën e integruar e nivelit të dytë me titullin Jurist. Në ceremoninë e diplomimit kanë marrë pjesë Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, Dekani i këtij fakultetit, si dhe profesorë e prindër.
TIRANE- Rreth 500 studentë janë diplomuar sot ne Fakultetin Juridik, me diplomën e integruar e nivelit të dytë me titullin Jurist. Në një ceremoni të organizuar me këtë rast kanë qenë të pranishëm edhe Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, Dekani i fakultetit Juridik Skënder Kaçupi, profesorë të këtij fakultetit. Ndërsa pjesëmarrës në këtë eveniment të rëndësishëm për studentet kanë qenë edhe prindërit e tyre të cilët së bashku me ta kanë përjetuar këtë moment të rëndësishëm për fëmijët e tyre që sigurisht është fiksuar në qindra shkrepje fotografie. Në fund të ceremonisë studentët e diplomuar kanë kryer ritin e hedhjes së kapeles. (a.r/news24/balkanweb)