Krujë, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis, në pranga 3 persona
Policia e Krujës ka bërë të mundur asgjësimin e plot 5 mijë rrënjë bimë kanabis. Në bazë të një operacioni të kryer në Verion dhe Nikël, u zbuluan parcelat të cilat ishte e mbjellë droga, kjo parcelë funksiononte edhe me sistem ujitës.
KRUJE- Rreth 5 mijë rrënjë bimë kanabisi janë asgjësuar nga policia e Krujës gjatë një operacioni dy ditor në Verion e Nikël. Lënda u asgjësua në disa parcela në pyll të cilat funksiononin dhe me një sistem ujitjeje.
Në përfundim të këtij operacioni në prangat e policisë kanë rënë tre shtetas mbi të cilët rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike. Tre të arrestuarit janë Shahir Ahmati, 59 vjeç, Vesel Çangu, 66 vjeç dhe Dashamir Çangu, 36 vjeç, të tre nga Kruja. (a.r/news24/balkanweb)