E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk dëmshpërblehet për tokën, bllokon Kukës-Morinë

Një banor i fshatit Morinë në Kukës, i dëshpëruar për mosdëmshpërblimin për tokën e tij ka bllokuar me gurë autostradën Durrës- Kukës në shenjë proteste. Ai ka kërkuar nga autoritetet dëmshpërblimin për mbi 1000 metra katrorë. 

KUKËS- Protesta ka qenë e vetmia zgjidhje për të ngritur zërin publikisht për atë që Rexhep Syla nga fsahati Morinë i Kukësit, pretendon se është toka e tij e zaptuar padrejtësisht. I indinjuar pas refuzimit të dëmshpërblimit të tokës së trashëguar, ai ka bllokuar me gurë mëngjesin e së mërkurës autostradën Durrës- Kukës, pikërisht aty ku Rexhep Syla thotë se është pjesë e tokës së tij.

“Flitet shumë për ligjin 7501, por në rrethin e Kukësit ky ligj vetëm përmendet asgjë më shumë. Mua më kanë lënë me letra në dorë dhe tokën ma kanë zënë pa më dëmshpërblyer”- shprehet Rexhep Syla, pronari i tokës.

Kjo nuk është hera e parë që ky banor proteston në emër të tokës së trashëguar dhe të padëmshpërblyer nga shteti i cili ka ngritur mbi të një pronë publike, si autostrada Durrës- Kukës. Në bazë të dokumentave që vetë Rexhep Syla disponon pavarësisht se pronësia e tij është një fakt në arkivat e kadastrës Kukës deri më sot ai ska mundur të përfioj nga toka e tij me një sipërfaqe me mbi 1000 metra katrorë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›