ANEB: Me 29-31 janar, mision në Iran për çështjet atomike
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka konfirmuar se një mision i saj do të vizitojë Iranin në fund të këtij muaji, për të diskutuar për programin kundërthënës atomik të këtij vendi. Ekipi i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara do të qëndrojë në Iran nga data 29 – 31 janar.
Në njoftimin e sotëm për shtyp të ANEB theksohet se qëllim i vizitës është që të “zgjidhen të gjitha çështjet e jashtëzakonshme substanciale” lidhur me aplikimet e mundshme ushtarake të programit iranian.
Më tej, theksohet se ANEB synon shpjegime për informacionet e inteligjencës, që paralajmërojnë se Irani po bënë kërkime të rëndësishme në zhvillimin e armatimit atomik.