Iraku-Çekisë: Duam të blejmë aeroplanët tuaj

Ministri i mbrojtes së Irakut tha sot se vendi i tij është i interesuar për blerjen e aeroplanëve ushtarakë, të prodhuar në Çeki.
Sadun Dulaimi, pas një takimi me homologun e tij çek në Pragë, Aleksandër Vondra, tha se Iraku është shumë i interesuar që të bëjë shumë shpejt marrëveshje me Republikën Çeke.
Ministrat u thanë gazetarëve se Iraku është i interesuar jo vetëm ndaj aeroplanëve që janë prodhuar, por gjithashtu edhe në aeroplanët e rinj, që prodhohen nga i njejti prodhues, Aero Vodoshodi.