E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit, PS zbardh 33 kandidatët e propozuar online

TIRANË- Partia Socialiste ka zbardhur sot emrat e kandidatëve për Avokatin e Popullit në aplikimin online që ky subjekt ka realizuar së fundmi.
Komisioni Përzgjedhës i PS për kandidaturën e Avokatit të Popullit i ka regjistruar mbrëmë në fund të afatit për aplikim. Jane plot 33 kandidatura të zgjedhura.

Ndër emrat që bien në sy janë disa shumë të njohur si anëtarja aktuale e KQZ, Dëshira Subashi, kreu aktual i Avokatit të Popullit, Emir Dobjani si dhe Artur Lazebeu, këshilltar pranë këtij institucioni.

Aplikimin për procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve e ka bërë edhe ish- avokatja e MJAFT në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit, Blerta Kraja apo përfaqësuesi i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni.
Por, në mes 33 emrave renditet edhe ish ambasadori i Shqipërisë në Hollandë në qeverisjen Nano, Qirjako Qirko, si edhe te pedagogëve të drejtësisë Ksenofon Krisafi, Sokol Hazizaj apo Eni Çobani, të cilët prej vitesh nuk janë pjesë e skënës politike apo strukturave të PS-së.

“Duke shprehur kënaqësinë më të madhe për numrin e konsiderueshëm të aplikimeve, komisioni garanton çdo kandidat dhe kandidate për një proces rigoroz e transparent përzgjedhjeje të ndarë në dy faza”, thekson selia rozë..

I njëjti burim bën me dije se faza e parë që do të mbyllet të enjten në mbrëmje datë 8. Dhjetor, faze e cila do të zhvillohet mbi bazën e shqyrtimit të dosjeve të paraqitura nga secili prej aplikantëve.
“Në fund të shqyrtimit, do të përzgjidhet një numër më i vogël kandidaturash që do të ftohen në dëgjesën publike të së hënës date 12 Dhjetor 2011. Shpallja e emrave të përzgjedhur do të bëhet në përfundim të mbledhjes së Komisionit Përzgjedhës të enjten mbrëma nëpërmjet faqes online të këtij konkursi”.

Çdo kandidat apo kandidate do të dëgjohet për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën e Avokatit të Popullit.
10 minuta të tjera do të jetë koha e pyetjeve nga ana e komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes.

Renditja e kandidaturave për dëgjesën publike do të bëhet me short dhe shorti do të hidhet në prani të të gjithë të përzgjedhurve të hënën e ardhshme në ora 9.30, në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Tiranës ku edhe do të zhvillohet dëgjesa publike duke nisur nga ora 10.00. Mësohet se dëgjesa do të jetë e hapur për median.

Ky zhvillim erdhi si pasojë e ngritjes nga ana e PS së një komisioni ad hoc, të përbërë nga deputetët Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Astrit Beci dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare Mimoza Hafizi e Gëzim Tushi, për thithjen, shqyrtimin e seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit. Këtyre 5 anëtarëve u janë shtuar edhe dy të ftuar si anëtarë nga Shoqëria Civile.

PS mendon që në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, Avokat i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit, i shquar për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale, e që të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin apo zgjedhjen e tij.

“Me vlerësimin dhe kujdesin më të madh për garantimin e këtij procesi që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë nga një parti politike, si edhe me bindjen se suksesi i tij do të përbëjë një gur të rëndësishëm themeli në rrugën e ndërtimit të një modeli të ri qasjeje të politikës ndaj institucioneve të shtetit, ne u urojmë sukses të gjithë të interesuarve”, citon njoftimi nga PS.

Lista e aplikantëve për pozicionin e Avokatit të Popullit

1.Adrian Kasapi

2.Agron Çaushi

3.Agim Shima

4.Anton Lleshaj

5.Arben Spaho

6.Artur Lazebeu

7.Artur Çobani

8.Besim Ndregjoni

9.Besnik Dervishi

10.Bilal Kola

11.Blerta Kraja

12.Darjel Sina

13.Dëshira Subashi

14.Elidon Habilaj

15.Elisabeta Imeraj

16.Eni Çobani

17.Ermir Dobjani

18.Ermir Hajdini

19.Genci Terpo

20.Gent Ibrahimi

21.Gjet Kola

22. Kastriot Frasheri

23.Ksenofon Krisafi

24.Igli Totozani

25.Irvin Faniko

26.Mikel Gega

27.Nuredin Salati

28.Perparim Kabo

29.Qirjako Qirko

30.Rovena Voda

31.Sokol Hazizaj

32.Sotiraq Nushi

33.Sherif Hoxha

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›