Kryeministri Berisha në Francë në Kongresin e XX të PPE
TIRANE-Kryeministri Sali berisha ka nisur një vizitë dyditore në Francë. Zyra e shtypit të qeverisë bën me dije se gjatë kësaj vizite, Kryeministri do të marrë pjesë në punimet e Kongresit e XX të PPE-së, i cili do të zhvillohet në Marsejë, në datat 7 dhe 8 dhjetor. Kurse më datë 9 dhjetor Berisha do të takojë Kryeministrin fracez Francoise Fillon.
Kongresi XX i PPE-së do të diskutojë mbi situatën ekonomike në Evropë dhe çështjen e një forcimi politik dhe integrimi të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social, si një përgjigje ndaj krizës ekonomike në eurozonë. Kryeministri do t’i drejtohet me një fjalë Kongresit në ditën e parë të punimeve të tij.
Gjithashtu, Partitë Popullore Evropiane dhe Grupi i saj parlamentar në Parlamentin Evropian, do të zhvillojnë një Seminar të përbashkët me temë; “Bashkimin Evropian dhe zgjimi demokratik në Mesdhe : Mbështetja e pranverës arabe, duke shtuar ndihmën për demokracitë e reja”.
Kryeministri Berisha, gjatë ditës se dytë të Kongresit, do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave të PPE-së, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian.
Më datën 9 dhjetor, Kryeministri Berisha do të takojë në Paris Kryeministrin e Francës Francoise Fillon, me të cilin pritet të diskutojë në lidhje me zhvillimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në lidhje me procesin e integrimit evropian. G
jatë kësaj vizite, ai gjithashtu do të takojë ministrin francez për Energjetikën, Eric Besson, si dhe do të vizitojë ekspozitën “Faqet e arta të fotografisë shqiptare”, e çelur në Paris, në Shtëpinë Evropiane të Fotografisë.
(d.b/BalkanWeb)