Avokati i Popullit, PS zgjedh Igli Totozanin mes 33 kandidaturash
TIRANE - Partia Socialiste shpalli sot, publikisht kandidaturën që do t’i propozojë mazhorancës në Kuvend për Avokatin e Popullit. Deputetja e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni në emër të Komisionit Përzgjedhës të ngritur nga PS- për bëri publik kandidaturën e përzgjedhur për të mbajtur këtë post. Ai është Igli Totozani, i përzgjedhur mes 33 personaliteteve të tjera që garuan on line.
Gjermeni u shpreh se me anë të këtij procesi transparent dhe gjithëpërfirësh PS-ja bëri dicka ndryshe.
“Ne socialistët bëmë dicka ndryshe, ia dolëm ta bënim me sukses këtë proces. I dhamë të gjithëve mundësinë të provojnë vetën për tu zgjedhur Avokat i Popullit. Procesi ishte tërësisht transparent. Me anë të këtij procesi respektuam angazhimin e programit tonë të ri, të Rilindjes Shqiptare, për të respektuar të drejtën e publikut në pjesëmarrje”, tha Gjermeni.
Si përfaqësuese e Komisionit ad-hoc Gjermeni u shpreh e bindur se kandidatura e përzgjedhur prej tyre përmbush kriteret e përfaqësimit të qytetarëve, jo të paritsë, apo pushtetit.
“Avokati i Popullit duhet të jetë aktiv dhe reagues, protagonist publik i angazhuar për një shoqëri më të mirë. Me aftësi për të çdo qytetar nga pushteti. Kandidaturë e pakontestueshme moralisht, profesionalisht”, tha më tej ajo.
Komisioni përzgjedhës dëgjoi tri ditë më parë 12 kandidatët e përzgjedhur, nga 33 që aplikuan për këtë pozicion. Sipas burimeve nga ky komision, ishin 4 kandidatura, të cilat kanë rezultuar si më të denjat për këtë pozicion, por gjithsesi për bazë është marrë edhe përfshirja në jetën politike, e cila në bazë të Paktit prej 10 pikash të propozuar nga vetë PS duhet respektuar.
(ma.ar/BalkanWeb)