Çmimi i energjisë, ERE: Nuk do të ndryshojë, të pakten deri në 2014-ën
Tiranë- Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë, të pakten për 3 vitet e ardhshme. Kështu ka vendosur sot Enti Rregullator i Energjisë(ERE). Gjatë mbledhjes së sotme ERE refuzoi kerkesat e KESH, CEZ dhe OST për një rritje të çmimit të energjisë.
Mesohet se deri në 2014 nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit, por do të ruhen në fuqi fashot mbi 300 lekë. Në këtë mënyrë sigurohen familjarët se do të vijojnë të paguajnë 7.7 leke dhe nëse kalojnë kufirin mbi 300 kë, pagesa do jetë 13,5 lekë.
Më herët KESH, OST dhe CEZ kërkuan pranë këtij enti që të ketë një rritje të çmimi të energjisë elektrike, në të cilën indirekt nga ERE u mesua se konsumatori familjar do lihej jashtë një rritjeje të mundshme, por me vendimin e sotëm nuk do ketë rritje të çmimit për asnjë subjekt.
Çmimi gjatë 2011-ës
KESH i shet CEZ 1.48 lekë/këh
OST transmeton për CEZ 0.6 lekë/këh
Familjarët deri në 300 këh 7.7 lekë
Familjarët mbi 300 këh 13.5 lekë
Çmimi mesatar total 9.53 lekë
(Për bizneset u ul me 5 për qind
çmimi i energjisë në orët e pikut)
Kërkesat e operatorëve për 2012
KESH kërkon ti shesë CEZ-it 5.05 lekë/këh
OST kërkon të transmetojë
për CEZ 0.73 lekë/këh
CEZ do shpërndajë tek
konsumatorët 4.6 % më shtrenjtë
Vendimet në diskutim për 2012
KESH do i shesë CEZ mbi 2.5 lekë/këh
OST do transmetojë për CEZ 0.6 lekë/këh
Familjarët deri në 300 këh 7.7 lekë
Familjarët mbi 300 këh 13.5 lekë
Çmimi mesatar total 9.53 lekë
(Për bizneset do rritet çmimi për orët e pikut)
No related posts.