Elbasan, terrorizon me automatik konviktorët, arrestohet
ELBASAN - Konviktorët e universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, janë tronditur mesditën e sotme, kur një person ka gjuajtur me armë zjarri në ajër në ambientet e konviktit.
Policia ka arrestuar shtetasin Konstandin Dedja, 23 vjec pasi dyshohet se është futur me armë zjarri në zonën e konvikteve të studentëve dhe ka qëlluar disa herë me breshëri në ajër.
Studentët e frikësuar, kanë njoftuar menjëherë policinë e cila veproi. Nuk dihen ende rrethanat që kanë shtyrë personin e lartpërmendur të qëllojë në ajër. Policia pritet të zbardhë ngjarjen.
(d.b/BalkanWeb)