53 fshatarë krijojnë një organizatë kriminale
Tiranë- Historia e akuzës ndaj fshatarëve të Shkrelit në Shkodër, që kultivonin kërp industrial, po merr përmasa më të mëdha. Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa paraqiti kërkesën për gjykim në Gjtykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, ngriti edhe një akuzë të re ndaj tyre, atë të krijimit dhe pjesëmarrjes në një organizatë të strukturuar kriminale.
Thuajse të gjithë burrat e fshatit, plot 53, janë vënë nën akuzë nga prokuroria dhe janë bërë objekt gjykimi në një proces maratonë që ka nisur që në vitin 2005, kur një sasi bime, që sipas banorëve ishte kërp industrial, u bllokua nga policia si lëndë narkotike.
Çështja u mbajt pezull për disa vjet në gjykatën e Shkodrës, e cila më në fund hoqi dorë, duke deklaruar se nuk kishte kompetencë. Por ndërsa duhej të fillonte në Gjykatën e Krimeve të Rënda, sërish doli në skene një tjetër problem. Prokuroria ngriti akuzën e re t렠krijimit dhe pjesëmarrjes në një organizatë të strukturuar kriminale. Pas kësaj edhe kjo gjykatë hoqi dorë nga procesi dhe ia kaloi për kompetencë Gjykatës së Lartë.
Për herë të parë burrat e një fshati të tërë akuzohen për krijim organizate kriminale. Historia e fshatit Shkrel është tashmë publike edhe në Londër, pasi fara e bimës që u mboll si kërp industrial u soll në Shqipëri pikërisht nga një organizatë që ndihmonte fshatarët e zonave rurale. Por në momentin kur fshatarët do të shisnin produktin, u ndaluan nga policia pasi analizat tregonin se bima ishte narkotike.
Pas një odiseje disa vjecare, për të bërë analizat në disa laboratore të Europës për të përcaktuar se çlloj bime ishte, më në fund ndaj fshatarëve është ngritur edhe akuza e krijimit të organizatës kriminale, tashmë me bindjen fikse se bima ishte drogë dhe fshatarët e kishin mbjellë atë në mënyrë të organizuar.
No related posts.