Greqi- Kriza e depozitave, grekët tërheqin 57 miliardë euro në dy vjet
Greqi- Grekët vetëm brenda muajit tetor kanë tërhequr 6.8 miliardë euro nga depozitat bakare. Ritme këto shumë të shpejta, të cilat kanë bërë që depozitat në vend të ulen me 4% të shumës së tyre totale, nëpër bankat greke. Mesohet se vetëm dy vitet e fundit kanë tërhequr 57 miliardë euro depozita.
Kështu që prej 210 miliardë euro që ishin në janar të 2011-ës, ata kanë kapur shifren e 176.4 miliardë eurove. Analistët shprehen se shkak për këtë fenomen është klimë tepër negative e krijuar në Greqi. E cila qarkullon tek qytetarët skenarë për falimentimin dhe kthim në monedhën vendase Dhrahmi.
Edhe pse bankat po bëhen më tërheqëse se kurrë për qytetarët grek, dhe normat e interesit janë rritur në maksimumin e tyre, sërish greket po i çojnë në banka të huaja depozitat e tyre.
Mesohet se vetem në 18 muajt e fundit llogaritet se 500.000 greke kanë transferuar depozitat e tyre ne bankat e Zvicres,Francës dhe Qipros.
Sipas tyre në një shtet që sështë i sigurt, smund të jenë të sigurta as depozitat e tyre.
Po ashtu qytetarët grek janë frikësuar edhe nga raportimet e shumta të mediave sipas të cilave thuhet se qeveria greke mund të rrise taksen mbi fitimin nga norma e interesit të depozitave , nga 10% që është sot mbi shumën e përfituar, në 15 deri në 45%.
Nga ana e tyre bankat vendase e kanë të pamundur të ndalin këtë fenomen. Ndërkohë po bëjnë përpjekje te perfitojne sa me shume nga programi i reduktimit te borxhit vendas, perderisa disponojne sasi te medha te bondeve të thesarit grek .
No related posts.