Berisha Une jam shqiptar shprehja e Havel-it qe ndihmoi ne clirimin e Kosoves.

Sipas Kryeministrit humbja e ish-presidentit Havel eshte shume e madhe por me e madhe eshte trashegimia qe ai la pas. Bota ka nevoje te inspirohet nga persona si Havel-i
Kryeministri Berisha mori pjese dje ne ceremonine e funeralit shteteror ne nderim te ish-presidentit cek Vaclav Havel qe u zhvillua ne katedralen St. Vitus ne Keshtjellen e Prages.Ne nje interviste te dhene per Televizionin Publik Shqiptar shefi i mazhorances e cilesoi ish-presidentin Havel si disidentin kryesor te botes intelektuale ne ish-vendet komuniste. Berisha shprehu se shqiptaret kane humbur nje nga miqte me te medhenj te te gjitha koherave. Kryeministri permendi edhe shkrimin e Havel-it Une jam shqiptar. Sipas Kryeministrit thenia e tij pikerisht ne momentet kur barbarite serbe po spastronin Kosoven nga banoret shqiptare mijeravjecare te atij vendi ishte shume domethenese sidomos per shqiptaret. Presidenti Havel u ndje shqiptar dhe mbeshteti fuqishem clirimin e Kosoves.
Humbja eshte vertet e madhe por shume here me madhe eshte trashegimia qe ai le per kombin e tij dhe per te gjithe njerezit qe duan dhe besojne ne lirine dhe vlerat e saj - tha kreu i qeverise.
Vaclav Havel-i u percoll per ne banesen e fundit ne menyren me dinjitoze me nje ceremoni nder me perfaqesueset qe eshte zhvilluar ndonjehere. Kjo sepse Vaclav Havel-i ishte nje nga ceket me te shquar te te gjitha koherave por ishte dhe nje nga evropianet me te shquar te te gjitha koherave dhe nje personalitet i vertete boteror. Presidenti Havel perfaqeson intelektualin simbol disident i cili pasi cliroi veten e vet dhe e vendosi per disidence udhehoqi disidencen cekosllovake te asaj kohe dhe u be nje nxites inkurajues i madh per inteligjencen e vendeve ish-komuniste per te dale nga konformizmi - tha ne interviste Kryeministri Sali Berisha.
Me tej kreu i mazhorances tha ne prononcimin per TVSH-ne se bota ka nevoje te inspirohet nga personalitete si Vaclav Havel-i. Berisha theksoi se Havel-i se bashku me Andrei Sakharov-in nuk u larguan nga vendet e tyre por ndane fatin me qytetaret ndane persekutimin burgjet dhe privimet e medha me qytetaret e tyre. Vepra e Havel-it u drejtua e gjitha kunder komunizmit dhe pas renies se Murit te Berlinit ish-presidenti u vu ne krye te levizjes se kombit te tij dhe ne nje hark kohor te shkurter tre javor realizoi ate qe quhet Revolucioni i Kadifenjte permbysjen paqesore te regjimit komunist dhe vendosjen e nje regjimi te ri.
Te pranishem ne kete funeral shteteror ishin zyrtare te larte boterore kryetare shtetesh si dhe perfaqesues te tjere te njohur te politikes dhe te fushave te tjera.Presidenti i Frances Nicolas Sarkozy ai i Gjermanise Christian Wulff Kryeministri i Britanise David Cameron disidenti polak Lech Walesa Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ish-presidenti Bill Clinton dhe udheheqes te tjere shtetesh ishin midis te pranishmeve.
Midis personave qe mbajten nje fjalim ne katedrale ishte edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit Medeleine Albright e cila ka lindur ne Prage perpara se familja e saj te emigronte ne SHBA.
Ish-presidenti cek Havel u nda nga jeta pak dite me pare ne moshen 75-vjecare pas nje semundjeje te rende. Vaclav Haveli ishte presidenti i pare dhe i vetem post-komunist i Republikes Federative te Cekosllovakise dhe Presidenti i pare i Republikes se Cekise. Ish-dramaturgu i njohur Havel eshte konsideruar si nje prej disidenteve me te forte antikomunist ne ish-bllokun lindor.