E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperblimi i pronareve AKKP nis shperndarjen e kestit te trete

Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit te Pronave nis shperndarjen e kestit te trete per pronaret trualli i te cileve eshte zene nga ndertimet pa leje. Kreu i AKKP-se Elvis Cefa ka informuar se ne perfundim te procesit te shqyrtimit te kerkesave eshte vendosur shperndarja e kestit te trete per 509 prej tyre. 10.06 per qind eshte shuma qe perfitohet nga ky kest. Nga ky proces perfitojne nje numer prej 2300 pronaresh apo bashkepronaresh ne shumen e pergjithshme prej 594 459 43263 leke.

Kesti i trete

Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit te Pronave njoftoi se ka perfunduar procesi i shqyrtimit te kerkesave per shperndarjen e kestit te trete te shperblimit per pronaret e pasurive qe preken nga ndertimet informale. Ky kest i radhes eshte ne masen prej 1006 per qind te shumes se pergjithshme ne te holla te miratuar me vendimet perkatese te Keshillit te Ministrave - thuhet ne njoftimin e kreut te AKKP-se. Ne perfundim te ketij procesi kesti i radhes eshte shperndare per 509 kerkesa te depozituara ne Agjencine e Kthimit dhe e Kompensimit te Pronave. Nga ky proces rezulton se perfitojne nje numer prej 2300 pronaresh apo bashkepronaresh ne shumen e pergjithshme prej 594 459 43263 leke. Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit te Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat perkatese per secilin perfitues do te jene disponibel ne llogarite e tyre bankare ne ditet e para te javes ne vazhdim. Procesi i shqyrtimit te ketyre kerkesave dhe i shperndarjes se fondit te kompensimit eshte bazuar ne ligjin nr. 9482 date 3.4.2006 Per legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje te ndryshuar ne ligjin nr. 10239 date 25.2.2010 Per krijimin e fondit special te kompensimit te pronave ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 383 date 19.5.2010 Per percaktimin e procedurave te shperndarjes se fondit te kompensimit ne vlere per pronaret e pasurive te paluajtshme prone private qe preken nga ndertimet informale te ndryshuar dhe ne 7 vendimet perkates te Keshillit te Ministrave ne te cilet eshte percaktuar masa e shperblimit per secilin pronar. Buxheti i miratuar tashme ne Kuvend parashikon qe fondi per ish-pronaret per vitin 2012 eshte plot 1.7 miliarde leke nga te cilat 1.5 miliarde do te sigurohen pikerisht nga procesi i legalizimeve. Te ardhurat e siguruara nga legalizimet kalojne direkt ne fondin special te kompensimit te pronareve i krijuar ne vitin 2010.

LISTA EumlSHTEuml E PUBLIKUAR NEuml GAZETEuml

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›