Milo: PDS është për një politikë evropiane
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral zhvilloi takime me anëtarë dhe simpatizantë të qytetit të Shkodrës. Milo prezantoi kandidatët për deputetë të këtij qarku, që kryesohet nga Pashuk Masmalaj, Miranda Xhaferi, Tonin Bala, Tom Ndoci, Agim Halluni, Renata Daci, Kujtim Ademaj etj. Milo ju drejtua shkodranëve se duhet pak emocion dhe shumë vullnet politik, për të arritur së bashku ditën e fitores. "Në fushatën tonë elektorale, ne do të kemi etikën tonë", u shpreh Milo.