E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Shumica do i çojë para punët e nisura

Zëvendëskryeministri Genc Pollo ka vijuar takimet elektorale në Lapardha të Beratit. Numri dy i qeverisë është takuar me banorët e kësaj zone dhe ju ka vënë në pah edhe njëherë arritjet dhe sukseset e kësaj qeverie, të realizuara gjatë këtyre katër viteve. Sipas Pollos, Shqipëria ka shënuar një sukses të madh në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, ka ulur varfërinë, ka përmirësuar ekonominë shqiptare etj. "Suksese këto që çuan në anëtarësimin me të drejta të plota në NATO, si dhe hapjen e rrugës për anëtarësimin në BE", u shpreh Pollo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›