Gjinushi: Koalicioni i majtë
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, vijoi takimet e tij elektorale në Përrenjas. Gjatë takimit me banorët e këtij qyteti, kreu i PSD-së e ka vënë theksin te rritja e nivelit të varfërisë gjatë këtyre katër viteve, ndaj ju ka kërkuar të gjithë banorëve të kësaj zone që në zgjedhjet e 28 qershorit të mendohen mirë kur të hedhin votën e tyre. "Mbështesni koalicionin e së majtës, i cili është i vetmi që do ta shpëtojë këtë vend nga varfëria", tha Gjinushi. Kreu i PSD-së e ka vënë theksin edhe te papunësia, duke premtuar se do t‘i jepet fund asaj.