Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese
Eduard Halimi
Në karrierën time gati 15- vjeçare si jurist, kam hasur dhe jam njohur me shumë kolegë, përfshi këtu pothuajse pjesën më të madhe të prokurorëve e gjyqtarëve nga Shkalla e Parë e deri te Gjykata Kushtetuese, por edhe avokatëve nga ata të rretheve më të largëta e deri te studiot ligjore me zë në Tiranë.
Unë i vlerësoj pjesën më të madhe të gjyqtarëve dhe besoj se ata janë me integritet dhe në shumë raste dinë t’i thonë “Jo” tundimit të madh të korrupsionit. Kam të njëjtin mendim dhe për pjesën më të madhe të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që në historinë e saj, ku të implikuar dhe ku jo, nga përbërja gati-gati politike, ka ditur t’i bëjë ballë korrupsionit pasuror, dhe për këtë i vlerësoj dhe përshëndetem me ta, sa herë e sjell rasti.
Sa për avokatët qëndrimi im është paksa më ndryshe, edhe pse në pjesën më të madhe të karrierës kam qenë pjesë e kësaj klase. I kam parë me keqardhje pjesën më të madhe të avokatëve në Tiranë, që pasi dilnin nga bodrumet e shallvareve, të përshtatura për zyrat ligjore, ishin gati të sajonin gjithfarë lloj padish në përpjekje për të mbajtur ndonjë klient hallexhi. I shihnin po me keqardhje dhe gjyqtarët dhe zgjasnin nganjëherë dhe gjyqet vetëm e vetëm për të mos i nxjerrë ata si batakçinj, që qëllimin e vetëm kishin të vidhnin ndonjë para klientit të tyre. Para disa ditësh, në media u duk Avokati i Popullit që dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e dispozitave që kishin të bënin me fshirjet e regjistrimeve të mbivendosura të Zyrën e Regjistrimeve të Pasurive të Paluajtshme. Nuk mund të them se e kam ndjekur me vëmendje veprimtarinë e Avokatit të Popullit, ashtu siç kam ndjekur procesin e zgjedhjes dhe rizgjedhjes së tij, por në rastet e bëra mediatike, kur del në mbrojtje të njerëzve të dhunuar në polici, apo keqtrajtuar, e kam përshëndetur ku me zë dhe ku pa zë. E kam mirëkuptuar edhe pse kam qenë në pushtet sa herë është ngritur dhe ka kritikuar apo lavdëruar kushtet në burgje, kushtet në paraburgim, kushtet në polici dhe administratë. Unë jam plotësisht dakord që korrupsioni përbën një problem serioz në Shqipëri, dhe jam krah të gjithë atyre që e luftojnë atë me seriozitet dhe pa hipokrizi. Nuk është se ndonjëherë kam vënë shumë në dyshim aftësinë profesionale të këshilltarëve të këtij Institucioni, por kërkesa e fundit të cilën e lexova pak më parë, më bëri ta rimendoja këtë pikë. Do ishte më mirë të mendoja këtë anë, sesa anën tjetër, sesi historia e kësaj kërkese ka lidhje me një ish-zyrtar të administratës, që para se të hynte në administratë lidhi një kontratë me një “hallexhi” që në rast se arrinte të vidhte një tokë, kjo do t’i kalonte atij dhe jo “hallexhiut”. Ish zyrtari arriti ta vjedhë tokën në një kohë rekord, dhe pastaj me kontratë dhurimi, “hallexhiu” ia “dhuroi” atë motrës së ish-zyrtarit. Më pas motra e këtij ish-zyrtari ia shiti një kompanie prestigjoze në vlerën 1.4 mln euro (me sa më kujtohet).
Të gjitha këto mbaj mend të mi ketë treguar në ish-ministër drejtësie, në kohën kur unë isha zëvendës, dhe u çudita aq shumë me guximin e ish-zyrtarit. Në Ministrinë e Drejtësisë në dijeninë time (pasi nuk jam marrë me Hipotekat në atë kohë), ka një hetim të hollësishëm të kryer nga ish ministri i asaj kohe, i cili më tregoi me hollësi dhe arsyet e shkarkimit të zyrtarit dhe dërgimit për ndjekje penale. Unë nuk do doja të ngrija një aludim për askënd, as për Avokatin e Popullit dhe as për stafin e tij, se në rastin më të mirë do mendoja se dhe ai ashtu si unë (në kohën kur isha zv/ministër) nuk e ka ditur këtë histori dhe lidhjen me themelin e kërkesës, por është e rëndësishme që të jesh në krye të një institucioni do të thotë të jesh i vëmendshëm dhe të mos të të keqpërdorin të tjerët.
Sigurisht që kjo histori ka lidhje me kërkesën që ka bërë Avokati i Popullit, që është prekur shumë nga fakti se kryeregjistruesi ka vendosur të pezullojë veprimet me këtë vjedhjen e kësaj prone, pas një hetimi të kryer nga ish ministri dhe se për këtë pronë ka pasur një regjistrim të mëparshëm. Unë nuk dua të zgjatem me argumentet e dhëna nga Avokati i Popullit në këtë kërkesë, të cilat në pjesën më të madhe janë një keqkuptim i madh profesional, por doja të theksoja vetëm disa elementë për të qartësuar opinionin publik, i cili është njohur nëpërmjet medias kohët e fundit. Historia e hartimit të këtyre dispozitave është shumë e afërt dhe e ka gjenezën diku nga mesi i vitit 2006. Banka Botërore kërkonte të nënshkruante me qeverinë Shqiptarë një projekt për Administrimin e Tokës, dhe para saj u dërguan dhe një grup profesorësh (juristë të njohur) për të asistuar qeverinë shqiptare. Dy profesorët të ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, ish-hartues të ligjit të Regjistrimit të Pasurive në vitin 1994, pasi u njohën me faktin se për të njëjtën pasuri regjistruesi kishte regjistruar dy ose tre prona, propozuan që procesi duhej të korrigjohej nga administrata në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Sistemi që do të ndërtonte Banka Botërore për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, do të ishte elektronik dhe sigurisht që nuk mund të lejonte qoftë dhe teknikisht, që të regjistrohen dy pronarë për të njëjtën pasuri. Profesorët nuk u morën me hartimin e dispozitave, të cilat u bënë në bashkëpunim me antikorrupsionin, por më pas Banka Botërore nënshkroi Kontratën me qeverinë shqiptare, e quajtur LAMP.
Parimi i ndjekur në hartimin e këtyre dispozitave është ai i ardhur nga e drejta romake për prioritetin e regjistrimit, që do të thotë se kush regjistron i pari ka të drejtën e mbajtjes, dhe se kush vjen pas nuk mund të mbivendoset. Ky parim ekziston në të gjitha vendet evropiane dhe është vendosur në Shqipëri që prej vitit 1994 me Kodin Civil dhe ligjin e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Gabimi i madh profesional që bën Avokati i Popullit, apo ata që e kanë ndihmuar të bëjë kërkesën, është në faktin se e konsideron regjistrimin e ZRPP si titull pronësie, ndërkohë që është e kundërta. ZRPP nuk është gjë tjetër veçse një magazinë e madhe dhe regjistrimi, veçse një shënim në regjistrat e kësaj magazine. Titull pronësie është veprimi juridik që e ka bërë shtetasin apo klientin e zotit Avokat, pronar, që është kontrata e shitblerjes. Por askush nuk mund t’i kalojë të drejta dikujt tjetër nëse ai nuk e ka. Nëse shitësi i klientit ka qenë hajduti dhe jo pronari, sigurisht që ky nuk është faji i regjistruesit dhe as i Avokatit. Unë jam dakord se askush nga ne, përfshi dhe mua, nuk mund të thotë se kontrata është e vlefshme ose jo dhe për këtë duhet të shprehet gjykata, por nuk mund të themi se për shkak të kontratës me shumë vula të shitblerjes, regjistruesi duhet ta mbivendosë këtë pronë me atë të dikujt tjetër, që ndoshta është pronar i vërtetë (net e vërtetë nuk e njoh fare këtë tjetrin). Gabimi tjetër i madh profesional i Avokatit të Popullit, apo atij që i ka hartuar kërkesën është se e cilëson fshirjen e regjistrimit si heqje të titullit, ndërkohë fshirja e regjistrimit nuk bëhet as me gomë fshirëse, dhe as me korrektor. Fshirja e regjistrimit bëhet vetëm kur ka mbivendosje dhe përbën as më shumë e as më pak, një shënim në një kolonë të regjistrit të magazinës. Ajo nuk prek as posedimin, gëzimin, por sigurisht prek tjetërsimin, për aq kohë sa çështja do të zgjidhet nga një gjykatë e pavarur, ashtu siç thotë dhe Kushtetuta që Avokati e ka shumë për zemër dhe për këtë e admiroj.
Në dijeninë time Gjykata Kushtetuese sapo e ka marrë në shqyrtim, dhe në historinë e njohjes sime me të, dhe personalisht me anëtarët e saj, në raste të tilla është treguar profesionale dhe shpresoj se e tillë do tregohet edhe këtë radhë. Kompania që është prekur nga kjo histori, mund të jetë në të drejtën e saj dhe si ekspert i së drejtës së pronësisë, mendoj se mund ta gjejë zgjidhjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, duke i marrë ndoshta paratë shitësit “hajdut”, por gjithsesi nuk mund të jetë çështje e Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë besoj se ajo (kompania) dhe avokatët e saj më mirëkuptojnë.
Sa për Avokatin e Popullit, shpresoj të mos jetë keqardhur dhe ta kem krah në luftën që të gjithë po bëjmë për të ndalur, vjedhjen dhe korrupsionin mbi pronën, vendosjen e sundimit të ligjit në reformën e pandashme të pronës dhe sigurisë juridike në vend.
*Deputet i PD