E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat me përparësi turizmin, sot te Ligjet

 

Komisioni Parlamentar i Ligjeve pritet të shqyrtojë projektligjin “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin”. Kjo nismë e qeverisë synon t’i japë titujt e pronësisë për zonat me përparësi turizmin. Në këto fshatra turistikë, familjet kanë blerë vilat, por nuk kanë rregulluar çështjen e pronësisë. Procesi i blerjes së pronës do të ketë si institucion përgjegjës ALUIZNI-n, i cili merret edhe me legalizimin e banesave informale. Fondi i krijuar do të shkojë për llogari të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për t’u përdorur për kompensimin financiar të ish-pronarëve. Ndërsa komisioni për Ekonominë dhe Financat do diskutojë projektligjin “Për fondet e pensionit vullnetar”. Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin kanë në rendin e ditës për të shqyrtuar projektligjet “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e ligjit për patentat, të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (ËIPO)” dhe “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Patentave Evropiane”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›