E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi kërkon Gjykatën Administrative

 

Përfaqësuesit e biznesit kanë shprehur prej kohësh qëndrimin e tyre që ka të bëjë me nevojën imediate të miratimit të ligjit “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative”. Një ligj i tillë shihet si një zgjidhje të përplasjeve të tyre në vendime që jep qeveria. Dhoma Amerikane e Tregtisë, si dhe shoqatat e tjera të biznesit, kanë apeluar ndaj partive politike që të votojnë sa më parë një projektligj të tillë, pasi është në dobi të këtij komuniteti. Nga ana tjetër, maxhoranca edhe pse e kaluar në komisionin e Ligjeve, ka shprehur gatishmërinë për ta votuar një ligj të tillë, por në të njëjtën kohë ka bërë prezent pamundësinë për shkak të numrit të kartonave. Për votimin e këtij projektligji duhen 84 vota.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›