E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit diskuton me CEZ dhe ERE ankesat e qytetarëve

TIRANË- Avokati i Popullit i kërkon kompanisë CEZ Shpërndarje dhe Entit Rregullator të Energjisë që të reagojnë me shpejtësi lidhjen e problemeve që kanë qytetarët me energjinë elektrike.

“Avokati i Popullit kërkon nga institucionet tuaja përgjigje të menjëhershme dhe një trajtim rigoroz të të gjtiha kërkesave që ai dërgon në institucionet tuaja. Sepse kërkesat që i drejton Avokati i Popullit janë kërkesa të qytetarëve shqiptarë”,- theksoi Totozani.

Gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarë të këtyre institucioneve, komisionerët e Avokatit të Popullit kanë shpjeguar thelbin e ankesave që kanë konsumatorët.

“Objektin e ankesave, qytetarët e bëjnë me mos faturimin e rregullt. Ka probleme në lidhje me tranparencën, ka patur probleme në lidhje me faturimin e taksës vjetore për Radio Televizionin Shqiptar”,- u shpreh komisonierja e Avokatit të Popullit Dorina Nuni.

“S’duhet haruar fakti se në Shqipëri kemi 1.1 milionë konsumatorë dhe imagjinoni numërin e kërkesave. Punonjësit tanë janë thjesht njerëz dhe mund të kryejnë gabime njerëzore. Përsa I përket të dhënave që dhatë ju dhe specifikisht faturimit të taksës së televizionit do të donim ta shmangnim këtë në mënyrë që mos ta kemi në të ardhmen”,- u shpreh drejtori në CEZ Shpërndarje, Martin Memecek

Drejtuesit e CEZ kanë shpejguar se gjatë vitit 2011 janë pezulluar nga puna rreth 200 punonjës që janë kapur në mënyrë të përsëritur me shkelje.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Avokati i popullit për Cez dhe ERE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›