Akuza për vrasje, Berisha pezullon Komandantin e Gardës
TIRANË- Kryeministri Berisha pezullon nga detyra Komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi pak orë pasi prokuroria urdhëroi arrestimin e tij. Pas ekspertizës së FBI-së Prokuroria akuzoi Ndrea Prendin për njërën nga vrasjet e ndodhura në bulevard më 21 janar të vitit 2011-të. Ai akuzohet se ka vrarë protestuesin Faik Myrtaj.
Në vend të tij emërohëet nënkolonel Artan Hoxha.
Lajmi për pezullimin e Prendit është bërë public për mediat nga zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli, e cila deklaroi se kryeministri Berisha ka besim në zbardhjen e plotë të kësaj cështje.
“Ndonëse ka akuzuar publikisht Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama për hetim të njëanshëm, kryeministri ka besim të plotë në zbardhjen e kësaj cështje, është i vendosur për hetimin e plotë të ngjarjes ku humbën jetën 4 persona. Ky hetim duhet të jetë gjithëpërfshirës”, tha Mëhilli.
Sipas Mëhillit, në prokurori janë prishur shumë prova për 21 janarin, ndërsa vetë kryeprokurorja Ina Rama ka bashkëpunuar me liderin e opozitës Ina Rama.
(ma.ar/BalkanWeb)