E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeminitri Berisha dhe kryeparlamentaja Topalli presin presidentin kroat

TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot në një takim presidentin kroat Ivo Josipovic.

Dy zyrtarët e lartë në takim, vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa vizita e Presidentit Josipoviç në Tiranë u konsiderua një kontribut i ri i rëndësishëm në konsolidimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, si edhe në nxitjen e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë e të gjithanshëm që të dy vendet kanë krijuar gjatë kësaj periudhe, në të gjitha fushat.

Zhvillimet e fundit në rajon kanë qenë gjithashtu pjesë e diskutimit mes kryeministrit Berisha dhe presidentit kroat Josipovic, ku u vlerësua se bashkëpunimi i suksesshëm, gjithëpërfshirës e konstruktiv i të gjitha vendeve të rajonit është dhe mbetet kusht i domosdoshëm për konsolidimin e paqes e stabilitetit, por edhe e projektit evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më tej presidenti kroat dhe delegacioni që e shoqëron atë në vizitën zyrtare në Shqipëri zhvilluan edhe një takim me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›