Avokati i Popullit, letër Kryeprokurorit të Beratit
02/03/2010 Qëndrimi në burg i Nderim Deliut
TIRANE- Qëndrimi në burg pa vendim gjykate i shtetasit Nderim Ndeliu ka sjellë edhe reagimin e parë nga institucioni i Avokatit të Popullit. Mësohet se dje inspektorët e këtij institucioni kanë dërguar një rekomandim në drejtim të prokurorit të rrethit Berat, Xhemal Saliasi, ku i kërkojnë këtij të fundit marrjen e masave të menjëhershme për lirimin e të burgosurit Nderim Deliu. Sipas pretendimeve të këtij, ai është dënuar me 13 vjet burg nga bashkimi i dy dënimeve dhe për pasojë dënimi ka mbaruar që në datën 15 janar të këtij viti. Mirëpo Prokuroria Berat ka hezituar të ekzekutojë vendimin, pasi njërin prej dënimeve ajo e ka apeluar në gjykatën e Vlorës. Duke qenë se në këtë gjykatë ende s’ka dalë data e shqyrtimit të ankesës, Nderim Deliu vazhdon të qëndrojë në qeli. Nisur nga kjo situatë të afërmit e Nderim Deliut i janë drejtuar gjykatës, ku i kërkojnë pushimin e periudhës së burgimit. Seanca gjyqësore ndaj këtij rasti është lënë të zhvillohet në datën 8 mars.