Panetta-Imamit: Të gatshëm t'ju ndihmojmë në rast nevoje
TIRANË- Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta telefonatë ministrit Arben Imami pas vrasjes së Kapitenit Feti Vogli në Afganistan dhe plagosjen e N/tetarit Aleksandër Peci, të cilët ishin pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s.
Paneta ka shprehur ngushëllimet për humbjen e Kapitenit, duke thënë “Marrim pjesë në dhimbje dhe lutemi së bashku me familjen e kapiten Feti Voglit”, u shpreh Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, z. Leon Panetta, duke shprehur njëkohësisht të gjithë gatishmërinë e qeverisë amerikane, për çdo ndihmë në rast nevoje.
“Gatishmëria e trupave tuaja për të luftuar deri në sakrificën e fundit është për tu vlerësuar thellë”, tha Panetta, ndërsa shtoi se SHBA dhe populli amerikan vlerëson shumë mbështetjen e pandërprerë të qeverisë dhe popullit shqiptar.
Ministri Arben Imami falënderoi Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria e SHBA-ve dhe populli i madh amerikan ka dhënë për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura.
“Jemi krenar që ushtarët tanë dhe amerikanë luftuan së bashku me kuraje dhe profesionalizëm të lartë”, u shpreh z. Imami. Ministri i Mbrojtjes shtoi se ne jemi krenarë që ndodhemi bashkërisht në disa operacione në Afganistan.
Ministri Imami i konfirmoi z.Panetta angazhimin e palëkundshëm të qeverisë shqiptare për të vazhduar kontributin për paqen dhe sigurinë në Afganistan përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë aleatëve të tjerë.
(ma.ar/BalkanWeb)