Nishani në Has: Të vijojë puna në komunat e bllokuara
HAS - Shtabi i Emergjencave në Has ka zhvilluar mbledhjen e radhës në prani të ministrit të Punëve të Brendshme Bujar Nishani, i cili tha se operacionet do të vazhdojnë në komunat ende të izoluara të qarkut të Kukësit, derisa qendrat e tyre të lidhen me fshatrat më të thellë.
“Disa komuna në zona ende të vështira dhe ende të bllokuara, atje do të vijojë pa ndërprerje puna ashtu siç ka vazhduar gjatë gjithë këtyre ditëve.”- u shpreh ministri Nishani.
Apeli i ministrit vijoi me punën për pastrimin e çative, të cilat rrezikojnë shembjen nga rëndesa e dëborës.
Më tej Nishani vizitoi dhe familjen Qarri, e cila humbi djalin e saj Isa Qarri pak ditë më parë si pasojë e hipotermisë, teksa mbeti i izoluar nga bora me kushëririn e tij në malin Oplas.
(er.nu/news24/BalkanWeb)