E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë vjet gjyq kundër mjekut që i shkatërroi shëndetin

Tiranë – Gjykata e Apelit ka rikthyer për rigjykim në dhomën civile të Gjykatës së Tiranës, padinë e një gruaje 52 vjeçe, e cila prej pesë vitesh po troket nëpër gjykata në kërkim të drejtësisë.

Yllka Çipi, me origjinë nga Gramshi dhe banuese në Tiranë, thotë në padinë e saj se i është drejtuar gjykatës, pas problemeve shëndetësore që ajo hasi gjatë vendosjes së urës së dhëmbeve në një klinikë stomatologjie. Gruaja i kërkon gjykatës të detyrojë stomatologun M.Musabelliu të shlyeje dëmin shëndetësor që i ka shkaktuar, sipas saj në vlerën 600 mijë lekë. Sipas 52 vjeçares, në vitin 2004, ajo ishte paciente e mjekut Musabelliu. Në klinikën e tij ajo ka bërë një urë të palëvizshme porcelani. Pas kësaj ndërhyrjeje, ajo pretendon se ka ka patur shqetësime te mëdha të gojës, e për këtë ka shkuar sërisht tek mjeku stomatolog.

Në 15 janar – vijon gruaja – i padituri i kërkon që ajo të bëjë një grafi. Pas grafisë, mjeku i ka bërë ndërhyrje në një dhëmb dhe në një dhëmballë të enjtur, duke bërë ndërhyrje pa e hequr urën e porcelanit. Kjo gjë konfirmohet nga eksperti i fushës, doktor Fejzi Kenaj, i cili ka konstatuar se mjeku i paditur ka kryer diagnozë proteze të gabuar. Më 27 janar 2007, gruaja ka shkuar sërish tek mjeku stomatolog duke i prezantuar shqetësimet. Pas 10 muajsh, shqertësimet kanë ardhur duke u rritur. Gruaja thekson se ndiente dhimbje vazhdimisht, por mjeku ka refuzuar ta vizitojë dhe mjekojë. Gjatë kësaj periudhe ajo kryen një vizitë në një klinikë tjetër, ku mjeket konstatojnë se proteza ishte vendosur pa ngordhur nervat e dhëmëbë. Sorollatjet e gruas nëpër klinika vazhdojnë deri në 2008, kohë në të cilën asaj i thyhen dhëmbë të tjerë. Gruaja ishte rikthyer tek mjeku Musabelliu, të cilit i kërkoi pagimin e shpenzimeve për urën e porcelanit dhe dëmtimin shendetësor, por ai ka refuzuar.

E ndodhur në këto kushte – vijohet më tej në padi – Yllka Çipi i ishte drejtuar komisionit disipilinor pranë urdhërit të mjekut në Tiranë, i cili ka vendosur që mjeku të paguajë koston e një proteze të re. Por këto shpenzime nuk janë mbuluar prej mjekut dhe gruaja është detyruar të kryejë transplant për pesë dhëmbët të dëmtuar tërësisht, ku secili kushtonte të paktën 80 mijë lekë. Për këtë pretendim gruaja i është drejtuar fillimisht gjykatës në vitin 2008, e cila ka vendosur ti japë të drejtë paditëses dhe të detyrojë palën e paditur ti paguajë 250 mijë lekë shkaktim dëmi. Por pasi çështja ka shkuar në apel, kolegji civil i shkallës së dytë e ka prishur vendimin duke e rikthyer sërisht dosjen për rigjykim, pasi sipas gjyqtarëve të apelit, ajo nuk kishte paguar 1 përqindëshin e shumës që kërkonte ti dëmshpërblehej. Dhe me sa duket ajo tashmë e ka paguar 1 përqindëshin e padisë së ngritur, duke e vënë sërisht gjykatën civile në lëvizje për të shqyrtuar kërkesën e saj kundër dentistit.

Padia e kësaj gruaje është nga të rrallat raste kur shtetasit shqiptarë kërkojnë me kembëngulje çdëmtimin e mjekimit të pakujdesshëm të mjekut.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pesë vjet për të lënë duhanin! Shkencëtarët amerikanë thonë se për të hequr dorë nga cigaret...
  2. Guinness në Gjykatën e Tiranës, 6 vjet gjyq për një padi Tiranë- Paditë në Gjykatën e Tiranës ndaj kompanisë KESH apo...
  3. Gjyq për Adele, revoltë kundër revistës franceze Adele revoltohet! Mësohet se këngëtarja më e suksesshme në të...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›