“Avokati i Popullit” nuk është në ngërç
Av. Dr. Jorgo DHRAMI*
Siç dihet zyrtarisht dhe publikisht, me datën 16 shkurt të vitit 2010, ish Avokatit të Popullit .z. Ermir Dobjani, i mbaroi mandati, për rrjedhojë ai u largua nga ajo detyrë. Ky përfundim është ligjor, pasi mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe në ligjin “Për Avokatin e Popullit”. Ajo çka tërheq vëmendjen e opinionit publik, përfshirë këtu edhe mua, është lëshimi i një shkrese nga ana e ish Avokatit të Popullit, z. Ermir Dobjani, në minutat e fundit të mbarimit të mandatit të tij dhe largimit nga ky institucion, drejtuar atij Institucioni, për t’i bërë të ditur se, nga ana e tij ishte caktuar zëvendësuesi, si Komisioneri më i vjetër në detyrë, deri sa të zgjidhet Avokati i ri i Popullit.
Kjo shkresë, prej dy Komisionerëve të tjerë të këtij Institucioni, është konsideruar si një veprim jashtë kompetencave ligjore, dhe për rrjedhojë, sipas tyre, është absolutisht e pavlefshme si akt. Pra, ajo s’është gjë tjetër veçse nulitet. Në këto rrethana, nga ana e tyre është kundërshtuar në Komisionin e ligjeve të Parlamentit Shqiptar, me qëllim të shfuqizimit të saj. Rasti i marrë në trajtim, ka si bazë ligjore, nenin 9 të ligjit Nr.8454 dt. 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, sipas të cilit del se me mbarimin e mandatit të Avokatit të Popullit, “…deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, si për rastet kur Avokati i Popullit është i pamundur të kryejë detyrat, funksionin e tij do ta kryejë Komisioneri më i vjetër në detyrë”.
Në vështrim të interpretimit logjik të kësaj dispozite ligjore, mendoj se dalin dy probleme: Së pari për përcaktimin e Komisionerit më të vjetër në detyrë, kush duhet ta zgjidhë qoftë dhe si organ, dhe, së dyti, kur Komisionerët janë në kushte të barabarta, cili prej tyre duhet ta marrë atë detyrë.
Për të mënjanuar çfarëdolloj keqkuptimi, theksoj se dispozita e sipërcituar, kurrsesi nuk i jep atributet Avokatit të Popullit për ta zgjidhur ai këtë problem. Përcaktimi i Komisionerit më të vjetër në detyrë, është zgjidhur në mënyrën më të mirë nga ligjvënësi. Ky i fundit, për të mënjanuar njëanshmërinë që mund të haset në këto raste, duke ruajtur objektivitetin e zgjidhjes, ka precizuar elementët përbërës ligjorë, që nevojiten për këtë përcaktim. Mjafton një përllogaritje e thjeshtë matematike për të konkluduar se cili komisioner është më i vjetri në detyrë. Kjo përllogaritje është një çështje teknike dhe jo një atribut ligjor. Padyshim në këtë përllogaritje, nuk merr pjesë vetëm Avokati i Popullit, por edhe tre Komisionerët, dhe në rast nevoje edhe stafi i ekspertëve të atij Institucioni. E ritheksoj, një zgjidhje e tillë është krejt normale sepse nuk përfshihet në kompetencat ligjore të Avokatit të Popullit. Drejtuesi i atij Institucioni gëzon vetëm të drejtën që këtë përllogaritje matematike, ta materializojë në një shkresë zyrtare.
Kjo përllogaritje duhet bërë jo vetëm në mënyrën e mësipërme, por edhe në kohën e duhur, dhe jo në përfundim të mandatit të tij, kur duheshin edhe disa minuta që ai të mbaronte. Lëshimi i shkresës prej tij në këto kushte dhe rrethana, jo vetëm që nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore, por duhet thënë ndërkohë se, duhet konsideruar një rast unikal, për të mos thënë banal. Duke u mbështetur nga njohja ime e gjatë me të, mund të konkludoj së lëshimi i kësaj shkrese nuk është rrjedhojë e mungesës profesionale apo pakujdesisë, por rrjedhojë e plotësimit të interesave të tij. E thënë më hapur, ky veprimi i tij në këtë mënyrë nuk ka asnjë shpjegim tjetër, veçse ashtu sikundër thotë Komisioneri i atij Institucioni, z. Skënder Haluci, në shkrimin e tij në shtyp se ky veprim është “një përpjekje djallëzore për të shkaktuar krizë institucionale, me qëllimet e tij të paramenduara”. Në rast se ai do të ishte më të vërtetë i preokupuar për zgjidhjen e drejtë dhe me dinjitet të rastit, të përcaktimit real të komisionerit më të vjetër në detyrë, jo vetëm që zgjidhjen nuk do ta linte për minutat e fundit, por të vepronte si më sipër, dhe në rast se, nuk do të gjendej zgjidhja, mund të konsultohej në kohë me organizmat përkatëse të Parlamentit Shqiptar. Fakti që nga ana e tij, në njërën anë, nuk është vepruar sipas kësaj rruge normale dhe në kohën e duhur, kurse nga ana tjetër, nuk është kërkuar kjo ndihmë, por ka vendosur vetë në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë atribut ligjor, në momentet e fundit të mandatit të tij, më saktë në minutat e fundit, tregon se ai zgjidhjen e ka bërë mbi bazën e një kalkulimi të plotësimit të interesave të tij. Dhe, kjo është për të ardhur keq!. Ai, duhej të ishte ndarë me atë Institucion në mënyrë transparente, sepse ka qenë jo pak kohë por si askush tjetër homolog, (kuadër) 10 vjet drejtues i tij. Dhe, fenomene të kësaj natyre apo dhe të tjera si këto, nuk duhet të ndodhin veçanërisht në atë institucion, që është mishërimi i zbatimit të demokracisë në shkallën më të lartë.
Diçka tjetër që desha të përmendja në këtë rast është shkuarja e tij në ish zyrën e punës të atij Institucioni, çdo ditë duke qëndruar 4 deri 5 orë, ndonëse atij i ka mbaruar mandati dhe për rrjedhojë është person i larguar nga ai institucion. Vërtetësia e këtij fakti për derisa e thotë Komisioneri i Avokatit të Popullit, z.Skënder Haluci, person që karakterizohet njeri serioz, dhe nga ana e tij nuk përgënjeshtrohet, duhet të jetë reale, duke shkaktuar në këtë mënyrë një çudi. Më vjen rëndë në vetvete të shprehem ndryshe, ndonëse rasti duke qenë unikal e lejon një gjë të tillë. Rruajna zot nëse të shkuarit e tij për ditë në atë zyrë të Institucionit të Avokatit të Popullit, të ndjekë si qëllim në vetvete, atë që thotë po komisioneri Skënder Haluci në shtyp që “të fshehë disa afera korruptive që janë bërë në atë Institucion, që nga rikonstruksioni i godinës dhe shitja e autoveturave të Institucionit bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë”. Kjo, është një akuzë tepër e rëndë, dhe sidomos kur bëhet fjalë për Avokatin e Popullit, i cili duhet të jetë i pastër si drita e diellit. Nëse do të më lejohej të këshilloja, ai, me mbarimin e mandatit të tij, nuk duhej të kishte shkuar në ish zyrën e punës si funksionar, ndërsa tash që nga momenti i ngritjes së akuzës së mësipërme, detyrimisht nuk duhet të shkojë më në atë zyrë, për shkaqe ligjore, kurse Komisioneri më i vjetër në detyrë që kryen funksionin e Titullarit të atij Institucioni, një shkuarje të tillë, duhet ta mënjanojë. Këto veprime dhe të tjera si këto gjatë ushtrimit të detyrës prej tij si Avokat i Popullit, pa qenë nevoja për momentin t’i përmend, z. Ermir Dobjani moralisht i heqin të drejtën për të rikandiduar. Ai institucion ka në gjirin e tij persona me dinjitet si Florina Nuni, Riza Poda, Skënder Haluci e ndonjë tjetër që mund ta ushtrojnë mjaft mirë dhe me korrektësi funksionin e drejtuesit. Koha e gjatë në drejtim, për persona të veçantë, siç duket, gradualisht konceptohet si një e drejtë e përjetshme që u takon dhe, për rrjedhojë, sigurimi i saj duhet realizuar qoftë dhe në rrugë të gabuara.
Për sa thashë më lart, nxirret përfundimi se Institucioni i Avokatit të Popullit nuk është në ngërç. Përkundrazi ai e zhvillon veprimtarinë e tij në kondita normale dhe ligjore. Komisioneri më i vjetër në detyrë që kryen funksionet e drejtuesit të atij institucioni, z.Riza Poda, ka të gjitha atributet ligjore për drejtimin dhe mbarëvajtjen e punës. Legjislativi Shqiptar e ka parashikuar këtë kohë të ndërmjetme dhe e ka pranuar si të tillë për drejtimin e këtij institucioni. Gjithçka që bëhet apo që tentohet të paraqitet se ky Institucion është paralizuar, është thjesht një zhurmë me qitje të largët dhe me synimin për të përfituar. Ndoshta mendohet se marrja e një vendimi të nxituar nga Parlamenti Shqiptar mund të çojë ujë në “mullirin” e tyre.
U detyrova të prononcohem, sepse si i thonë fjalës, kam “hëngër bukë” në atë Institucion për një kohë më tepër se dy mandate dhe për atë Institucion jo vetëm kam venë në efiçencë të plotë aftësitë e mia fizike dhe mendore, por për hir të krijimit të këtij Institucioni dhe të ecjes përpara të tij me dinjitet, kam lënë pasdore dhe një pjesë të detyrave të mia familjare. Si emri i këtij institucioni, Avokati i Popullit, e shqipëruar kjo, mbrojtës ligjor i popullit, ashtu dhe funksioni i tij tepër fisnik e bamirës si Nënë Tereza, nxjerrin detyrën e përfaqësimit të tij, në mënyrën më të denjë si për ata persona që janë pjesë përbërëse e tij, ashtu dhe për ata persona që kanë pasur më parë këtë cilësi. Besoj se ky qëndrim do të ishte shërbimi më i mirë ndaj tij.
*Ish Komisioner i Avokatit të Popullit