Avokati i Popullit paraqet raportin vjetor në Komisionin për Çështjet Ligjore Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Raporti i Avokatit të Popullit, u prezantua sot përpara Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe, përveç aktiviteteve, përmbante edhe një analizë të punës së këtij institucioni për vitin 2009.
Prezantimi i raportit, që vjen për të dhjetin vit radhazi përpara Kuvendit, u bë nga anëtari më i vjetër i këtij institucioni, zoti Riza Poda, i cili, sipas ligjit, zëvendëson kreun e Avokatit të Popullit, mandati i të cilit ka mbaruar në muajin shkurt.
Në fjalën e tij përpara deputetëve, zoti Poda, ndër të tjera, vuri në dukje se raporti përmban arritjet e institucionit dhe objektivat e tij për të ardhmen, ankesat dhe kërkesat e trajtuara nga Avokati i Popullit, si dhe rezultatet e hetimeve të kryera, aktivitetet në kuadër të informimit dhe komunikimit të Avokatit të Popullit, opinione në lidhje me situatën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjen në Shqipëri, etj. Më tej, anëtarët e Komisionit të Ligjeve, i drejtuan pyetje zoti Poda, veçanërisht në lidhje me standardin e zbatuar për kërkesat e kompanive tregtare dhe ato të ndërtimit. Duke iu referuar raportit, anëtarët e Komisionit vunë në dukje se në disa raste institucioni i Avokatit të Popullit është përdorur prej këtyre kompanive si një rrugë për tiu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe kërkuan një shifër të saktë në lidhje me numrin e ankimimeve të bëra në këtë gjykatë për llogari të këtyre kompanive. Gjithashtu, deputetët kërkuan informacion për mënyrën e trajtimit të ankesave të qytetarëve në lidhje me lejet e ndërtimit, duke sugjeruar se trajtimi në nivel makro i ankesave të qytetarëve, veçanërisht në lidhje me lejet e ndërtimit, do të rriste efiçencën në punën e këtij institucioni. Komisioni diskutoi dhe miratoi projektrezolutën, nëpërmjet të cilës Avokatit të Popullit i rekomandohet të ndryshojë mënyrën e hartimit dhe paraqitjes së raportit vjetor, që duhet të përmbajë konkluzione të sakta dhe të qarta në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut. Pas miratimit nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, projektrezoluta do të kalohet për miratim në seancë plenare.