E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisionin parlamentar për Edukimin dhe mjetet e informimit public diskuton Raportin e Këshilllit Kombëtar të Radio Televiozioneve për vitin 2009.

Pas takimeve të ditëve të fundit me Presidentin e Komisionit për Ballkanin në PE, Kukan dhe raporterit për Shqipërinë, Chountis, sot axhenda e Kryetares së Kuvendit nisi me takimin me zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian, Gianni Pittella. Ashtu si në takimet me eurodeputetët dhe krerët e parlamenteve gjatë muajve të fundit, edhe takimi me zotin Pittella kishte si kryefjalë liberalizimin e vizave, prioritet kryesor i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kryetarja e Kuvendit i kërkoi zv.Presidentit të PE-së Pittella mbështetje për heqjen e vizave në Parlamentit Europian, por edhe përmes influencës së tij në raportet më përfaqësues të lartë të politikës europiane. Zoti Pittella i tha Kryetares së Kuvendit se garanton përkrahjen dhe influencën e tij personale gjatë procesit të heqjes së vizave por dhe në përshpejtimin e proceseve integruese Biseda u ndal edhe në situatën politike. Kryearja Jozefina Topalli tha se: Askush më shumë se unë si Kryetare e Kuvendit, nuk është i interesuar të shohë opozitën të jetë pjesë e veprimtarisë së plotë të parlamentit. Parlamenti është vendi i dialogut, i negociatave dhe kompromiseve. Unë shpresoj që deputetët e opozitës të bëhen pjesë, jo vetëm e e transparencës së zgjedhjeve më të mira e të ndershme të realizuara në Shqipëri, por mbi të gjitha të luajnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm në debatet për ekonominë, shëndetin, arsimin, rrogat e pensionet. Nga ana e tij zëvendës presidenti i PE-së Pittella tha se: Parlamenti është shtëpia e të gjithëve dhe ne favorizojmë dialogun në parlament.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›