E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë për shtyp e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetarit të Parlamentit të Çekisë, Miroslav Vlcek.

Pas takimit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetari i Parlamentit të Çekisë, Miroslav Vlcek, dhanë një konferencë për shtyp. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: Sot, ne kishim një vizitë zyrtare të Kryetarit të Parlamentit të Çekisë, Zotit Miroslav Vlcek. Është një mik i Shqipërisë. Unë kam patur rastin për ta takuar kur kam qenë në vizitë zyrtare në Çeki dhe sot është bashkë me një delegacioan shumë të rendësishëm, dhe në një takim në të cilin ai shprehu të gjithë gatishmërinë e tij, të Parlamentit Çek, për të vazhduar dhe për të mbështetur Shqipërinë në proceset e saj integruese. Shfrytëzova rastin për të falënderuar zotin Vlcek në mënyrë të veçantë për mbështetjen gjatë presidencës çeke, 6 mujor në të cilin u bë e mundur në sajë të mbështetjes të pakufizuar të tyre që Kryeministri Berisha të shkonte në Pragë dhe të paraqiste kërkesën e tij për statusin e vendit kandidat. Më vone erdhën ngjarje shumë të rendësishme në procesin e integrimit, siç ishte data 16 nëntor, kur Këshilli Europian i dha ok-in Shqipërisë për të avancuar në procese të mëtejshme, pastaj më 19 dhjetor kur u paraqit pyetësori dhe ju dorëzua Kryeministrit Berisha. Ky pyetësor pikërisht dje u aprovua dhe u mbyll si një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe një provë e rëndësishme e qeverisë, administratës dhe agjensive të ndryshme shqiptare.
Gjatë takimit që patëm ne diskutuam çështje shumë të rëndësishme si të shkëmbimeve parlamentare, besimin e madh në diplomacinë parlamentare por kryesisht biseda u përqëndrua tek liberalizimi vizave.
Natyrisht si Parlament i Shqipërisë ne po bëjmë lobing gjithkund që ta përshpejtojmë këtë proces dhe shfrytëzuam rastin për t'u bërë të njohur miqve tanë nga Çekia se Shqipëria eshtë një vend që ka plotësuar të gjtha kriteret dhe detyrimet teknike që i ishin vendosur asaj për të arritur në procesin e një regjimit të ri të vizave. Natyrisht ky është një proces, i cili kërkon mbas mbylljes së raportit nga grupi teknicien, vijon me marrjen e opinionit në Komisionin Europian dhe pastaj me marrjen e vendimit dhe aprovimin nga 27 vende të BE-së. Ne shfrytëzuam edhe këtë rast që, së bashku me Kryetarin e Parlamentit të Çekisë, përmes instrumentave të ndryshëm, jo vetëm të ministrisë së brendshme të këtij vendi por edhe miqve që kemi në Parlamentin Europian të europarlamentarëve çekë por edhe të lobingut që do të bëjmë me vendet e Vishegradit së bashku me kryetarin e parlamentit Çek për të bërë të mundur që ky vit të konsiderohet si viti i liberalizimit të vizave. Viti i kaluar është një vit i rëndësishëm, sepse ne bëmë të mundur që të realizoheshin ngjarje të mëdha historike në procesin e progresit të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ky vit është viti i heqjes së vizave për shqiptarët. Dhe për këtë unë jam shumë e lumtur që gjej mbështetjen e të gjithë kolegëve dhe sot në mënyrë të veçantë të Kryetarit të Parlamentit Çek. Kryetari i Parlamentit të Çekisë Miloslav Vlcek,
Do të doja të shtoja disa gjëra nga ato që tha zonja Kryetare e Parlamentit.
Sot diskutimin tonë e përqëndruam në dy faza. Faza e parë është ndihma që Cekia mund ti ofrojë Shqiopërisë para hyrjes në BE, dhe faza e dytë dhe ndihma pas hyrjes në BE. Unë i njoftova zonjës Kryetare eksperiencat tona në procesin e integrimit në BE, dhe jemi shumë të gatshëm që të ndihmojmë në të gjitha nivelet në fazën e parë, në mënyrë që Shqipëria të mos përsërisë të njëjtat gabime që ka bërë dhe Cekia para hyrjes në BE.
I ofrova zonjës Kryetare ndihmën time konkrete përsa i përket lobingut që mund të bëhet tek vendet e Grupit të Vishegradit dhe gjithashtu i kërkova zonjës Kryetare të jetë prezente në takimin e kryetarëve te Parlamenteve të 27 vendeve, në mënyrë që të transmetojmë eksperiencat në rrugë konkrete dhe direkte. Folëm gjithashtu dhe për investimet çeke në Shqipëri dhe i transmetova zonjës Kryetare mendimin tim se CHEZ është dallëndyshja e parë e investimeve ceke në Shqipëri. Ardhja e investitorëve cekë në Shqipëri do të varet shumë nga suksesi apo mossuksesi i kësaj kompanie. Gjithashtu folëm dhe për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha si në fushën e mbrojtjes, atë të punëve të brendshme ku ka patur dhe shkëmbime konkrete të eksperiencave, në fushën e shëndetësisë, ku ka shumë potenciale për bashkëpunim, por nuk do të doja të hyja më shumë në detaje. Ramë dakort me zonjën Kryetre se bashkëpunimi shumë i ngushtë mes dy shteteve, qoftë edhe në nivelet e ambasadorëve, do të vazhdojë të thellohet, sepse është në të mirë të të dyja palëve Pyetje Zonja Kryetare, ka patur një zhvillim të ri në politikën shqiptare, Komisioneri Fule ka dhënë një deklaratë për ngjarjet në Shqipëri, pas letrës që i ka dërguar kryetari i opozitës Edi Rama, i cili bën përgjegjëse mazhorancën për moszgjidhjen e krizës. Kryetarja e Kuvendit
Unë shfrytëzoj rastin për të falenderuar dhe një herë komisionerin Fule që është përfaqësuesi i Çekisë për mbështeten që i ka dhënë dhe vazhdon ti japë Shqipërisë
Natyrisht ndihem mirë kur lexoj në deklaratat e tij se njeh progresin dhe është i impresionuar nga progresi që ka bërë Shqipëria dhe gadishmërine e tij për të mbështetur Shqipërinë në sfidat e mëdha dhe në ngjarjet e mëdha qoftë në liberalizimin e vizave ashtu dhe në proceset integruese. Kryetari i Parlamentit të Çekisë Miloslav Vlcek,
Unë jam shumë i bindur që politika jonë e jashtme është e qartë në qëndrimin e saj se, dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor në BE dhe komisioneri ynë në BE, Fule do të bëjë gjithçka që është e mundur që ta ndihmojë Shqipërinë në këtë proces.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli Ne jemi shumë të nderuar që kemi miq të tillë sot në Shqipëri që gjatë gjithë këtyre kohëve me angazhimin e tyre na mbështesin gjithmonë,. Kryetari i Parlamentit të Çekisë Miloslav Vlcek Me këtë shtrëngim duarsh nuk mbarohet këtu, pikërisht këtu fillon mbështetja dhe bashkëpunimi ynë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›