E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Parlamentit të Çekisë: Do të lobojmë për heqjen e vizave dhe për një integrim sa më të shpejtë në BE. Kryetarja e Kuvendit: Ky është viti i lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Kryetarja e Kuvendit intensifikon lobimin përmes diplomacisë parlamentare për heqjen e vizave, duke e cilësuar vitin 2010, si viti i lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Pas takimeve me 15 Kryetarë parlamentesh në 6 muajt e fundit, sot, i ftuar i Kryetares së Kuvendit ishte zoti Miloslav Vlcek, Kryetari i Parlamentit të Cekisë, vendi ku Kryeministri Berisha dorëzoi kërkesën për statusin e vendit kandidat. Në raportet me Shqipërinë, fokusi ynë tha Kryetari Vlcek, është anëtarësimi i Shqipërisë në një të ardhme të afërt në Europë. Ofrojmë ndihmën tonë në të gjitha nivelet, jo vetëm për heqjen e vizave, por edhe për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Europian. Kryetarja e Kuvendit tha se për shqiptarët ishte shumë i rëndëshëm kontributi dhe mbështetja që pala çeke si Presidente e rradhës së BE-së i dha Shqipërisë gjatë procesit të depozitimit të kërkesës për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, më 28 prill 2009.
"Vizita juaj, tha ajo, përkon me përmbylljen e përgjigjeve të pyetësorit të KE-së, në një kohë të shkurtër, dëshmi e anagazhimit serioz të qeverisë shqiptare për marrrjen e një opinioni pozitiv sa më shpejt nga Komisioni për statusin e vendit kandidat." Kryetarja e Kuvendit vlerësoi vizitën dhe deklaratat e komisionerit për zgjerim Fule, përfaqësues i Çekisë në BE, në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë. Biseda u fokusua në plotësimin e detyrimeve që Shqipëria ka përmbushur për heqjen e vizave. Kryetari i parlamentit të Çekisë, tha se: "Garantojmë mbështetje për heqjen e vizave për Shqipërinë, jo vetëm nga shteti çek, por edhe përmes influencës në katërshen e rajonit të Europës qendrore, i njohur si "Grupi i Vishegradit, ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Hungaria e Sllovakia, si edhe në vendet e tjera anëtare të BE-së. Kryetarja e Kuvendit tha se angazhimi i parlamentit është maksimal. Kemi miratuar të gjitha ligjet, pjesë e detyrimeve për lëvizjen e lirë e po ashtu së bashku me kolegët nuk kemi rreshtur së lobuari me vendet anëtare të BE-së, për të bërë të mundur marrjen e vendimit për heqjen e vizave. Biseda u ndal edhe në bashkëpunimin ekonomik. Përfaqësuesit e delegacionit thanë se ajo që panë nga afër në Shqipëri gjatë kësaj vizite tejkalon çdo pritshmëri ndaj dhe do të nxisin biznesmenet çekë për rritje të investimeve në Shqipëri.


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›