Avokati i Popullit, sulm Prokurorisë për burgosjen e ushtarit "dezertor"
TIRANE - Avokati i Popullit sulmon Prokurorinë, për një vendim gjyqësor në favor të organit të akuzës.
Në një konferencë për shtyp paraditen e djeshme komisionari i Avokatit të Popullit, Skënder Haluca, pohoi se një qytetar nga Saranda, i quajtur Kastriot Prendi nuk ishte paraqitur për të kryer shërbimin ushtarak që është ende i detyrueshëm. I dënuar pa dijeninë e tij nga Gjykata e Tiranës ai është ndaluar nga policia dhe është burgosur. Meqenëse nuk kishte dijeni ai i është drejtuar gjykatës së Tiranës për të rivendosur në afat këtë kërkesë e cila, sipas Halucës është pranuar. "Që nga ky moment Prokuroria duhet të pezullonte ekzekutimin e vendimit gjë që nuk u bë ndërsa i riu mbeti në qeli 3 muaj e 17 ditë", tha Haluca, i cili vazhdoi më tej duke pohuar se: "Mbajtja për kaq kohë në qeli e Prendit është e kundërligjshme dhe shumë flagrante për pozicionin e Prokurorisë. Në këtë kuadër, Avokati i Popullit i ka kërkuar Prokurorisë procedimin për shpërdorim detyre të pro-kurorëve kryeqytetas që ndiqnin këtë rast". Më tej komisionari Haluca shtoi se, Avokati i Popullit duhet të verifikonte edhe ndalimin e një qytetari për 75 ditë me radhë padrejtësisht në qelitë e Shkodrës, rast të cilin e publikoi ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për shtyp pak ditë më parë. Por siç duket kësaj here Avokati i Popullit ka gabuar pasi Gjykata e Tiranës e ka pushuar kërkesën e Prendit për rivendosje në afat. Në një vendim gjyqësor të shpallur vetëm tre ditë më parë gjyqtari Arben Micko ka argumentuar se, në procesin që është zhvilluar në mungesë të Prendit janë administruar dy fletëthirrje, që janë nënshkruar nga familjarët e tij, çka presupozon marrjen dijeni për gjyqin. Edhe Prokuroria e kryeqytetit reagoi dje me të njëjtin argument, ndërsa Artur Lazebeu, shefi i kabinetit të Avokatit të Popullit dhe zëdhënës në këtë institucion pohoi sej nuk kishte dijeni për konferencën për shtyp. fa.ma