"Prifti trafik me dy grupe kriminale"
Prifti i fshatit Kara-vasta, Mihal Shuli, i arrestuar pak ditë më parë për bashkëpunim në trafikun e klandestinëve, rezulton i implikuar në veprimtarinë e dy grupeve kriminale.
Trazhgim Sokolaj
Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, 47-vjeçari Mihal Shuli, i arrestuar të hënën me një grup kriminal prej 12 vetash, ku bënin pjesë edhe tre oficerë të Kapshticës, ka bashkëpunuar edhe me një grup tjetër të trafikut të klandestinëve, që kalonte njerëz ilegalisht në Greqi përmes zonës kufitare të Sarandës. Veç grupit të 12 personave që u arrestuan në kuadër të aksionit "Korridori i lirë" për trafik klandestinësh në Greqi përmes zonës kufitare të Korçës, përgjimet telefonike kanë zbuluar implikimin e priftit të Karavastasë, në rekrutimin dhe transportimin e klandestinëve që janë trafikuar përmes pikave kufitare të Sarandës, nga pesë anëtarët e grupit kriminal të arrestuar gjatë aksionit "Butrinti". Një fakt i tillë është zbuluar nga përgjimet telefonike që i janë bërë priftit të Karavastasë gjatë kohës që ai mblidhte klandestinët në Lushnjë, ku i strehonte ata derisa merrte miratimin për t'i transportuar në Korçë ose Sarandë, ku më pas bëhej kalimi i tyre drejt Greqisë.
Prifti, lojë të dyfishtë
Mihal Shuli, prift në fshatin e Karavastasë prej disa muajve ndodhej në përgjim dhe vëzhgohej për shkak të implikimit të tij në trafikun e klandestinëve. Ai ishte zbuluar teksa bashkëpunonte me grupin ku bënin pjesë edhe tre oficerë, që shërbenin në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, duke toleruar kalimin e klandestinëve shqiptarë në drejtim të tokës helene. Gjatë hetimit për bashkëpunimin e priftit me këtë grup kriminal të arrestuar të hënën nga SHKB dhe Njësia Task-Force, është zbuluar implikimi dhe "loja e dyfishtë" që bënte prifti i Karavastasë, duke bashkëpunuar me një grup të dytë kriminal, që i kalonte klandestinët në Greqi përmes zonës kufitare të Sarandës. Me këtë grup, që u arrestua gjatë aksionit "Butrinti" sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, prifti ka grumbulluar e më pas transportuar për në Sarandë dhe Gjirokastër, dy grupe klandestinësh. Në këto dy raste, komunikimi i priftit me anëtarët e grupit kriminal të akuzuar për trafik klandestinësh është dokumentuar kur ai lajmëronte bashkëpunëtorët se kishte grumbulluar disa persona, që kërkonin të kalonin në Greqi dhe kërkonte konfirmim për t'i nisur në drejtim të Sarandës dhe Gjirokastrës, në mënyrë që ata të kalonin kufirin. Nga hetimet është dokumentuar gjithashtu, se në disa raste, prifti ka grumbulluar klandestinë, të cilët i ka strehuar në Lushnjë derisa i transportonte për në qytetin e Korçës, për llogari të grupit tjetër kriminal ku bënin pjesë edhe tre oficerët e policisë, që akuzohen se kanë lejuar kalimin e klandestinëve me dokumente false kundrejt shumave të mëdha të ryshfetit që kanë përfituar nga trafikantët.
Grupi i parë "Korridori"
Leonard Belortaja, 32 vjeç
Artur Likollari, 42 vjeç
Altin Qatipi, 30 vjeç
Edmond Tollkuçi, 35 vjeç
Manol Xhamia, 48 vjeç
Ilir Çipi, 38 vjeç
Mihal Shuli, 47 vjeç,
Ismet Rroqi, oficer policie
Sefer Çollaku, oficer policie
Rajmondi Duro, oficer policie
Grupi i dytë "Butrinti"
Resul Çela, 42 vjeç,
Bardhi Proda, 38 vjeç
Pëllumb Guri, 35 vjeç
Irfan Dalipaj, 47 vjeç
Nino Tushe, 38 vjeç
Linjat e trafikut
Tiranë-Elbasan-Korçë
Tiranë-Fier-Gjirokastër
Tiranë-Fier-Vlorë-Sarandë