Sejdiu dhe Thaçi kthehen në Kosovë, priten me nderime të larta
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi, u kthyen dje pasdite nga
vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilluan takimin historik dhe të suksesshëm me Presidentin Xhorxh Bush. Në aeroportin e Prishtinës, Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës u pritën me nderimet shtetërore nga Garda Kombëtare, si dhe nga zyrtarët më të lartë të Kuvendit dhe kabinetit qeveritar. Sejdiu dhe Thaçi e vlerësuan vizitën e sapo përfunduar si shumë të rëndësishme dhe historike. Presidenti Sejdiu tha se, takimet me Presidentin Bush, sekretaren Rajs dhe zotin Robert Gates nxorën në pah përkushtimin e Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të integritetit territorial dhe të zhvillimit të gjithanshëm të Kosovës. Edhe Kryeministri Thaçi vuri në dukje mbështetjen e fuqishme që morën nga Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Bush për shtetin e pavarur e demokratik të Kosovës. Të dy udhëheqësit e Kosovës theksuan se, pas kësaj vizite do të ketë edhe më shumë njohje të pavarësisë dhe shtetësisë së vendit tonë. Ky ishte një nga premtimet më të rëndësishme të presidentit Bush, i cili në konferencën për shtyp me gazetarët tha se, SHBA zotohet se do të punojë edhe me vendet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta hedhin këtë hap. Ndërsa sekretarja Rajs, me të cilën u zhvillua edhe takimi i parë zyrtar, tha se Kosova dhe liderët e Kosovës kanë miq të përhershëm dhe të vendosur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. vizita u përmbush me sukses dhe u komentua nga të gjitha mediat e botës.