E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE sanksione Bullgarisë miliona dollarë ndihmë

Ashtu siç ishte paralajmëruar në raportet paraprake mediatike, Bashkimi Evropian vendosi të sanksionojë anëtarin më të ri të saj, Bullgarinë, duke e privuar atë nga një ndihmë prej qindra miliona eurosh. 

 BE e ka pezulluar ndihmën pas një serie raportesh që kritikonin ashpër qeverinë se, kishte dështuar të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar. Zyrtarë të lartë të Unionit i bënë thirrje disa ditë më parë Bullgarisë që të bënte ç'ishte e mundur për të eliminuar nga qeveria zyrtarët e korruptuar, që po shpërdoronin fondin. BE po i mban fondet në linjë me paralajmërimet e dhëna më herët Bullgarisë, kur vendi u anëtarësua në BE në janarin e vitit të kaluar dhe ka ndaluar pagesat për dy agjenci qeveritare me rreth 800 milionë dollarë. Drejtuesit e BE-së thonë se me gjithë disa përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, institucionet duken të mira në letër, por nuk japin rezultate në praktikë. BE ka paralajmëruar edhe Rumaninë për progresin e ngadaltë në këtë fushë. Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se, BE donte të ndihmonte të dy vendet, por rezultatet duhet të vinin nga brenda vendit. Për shkak të shqetësimeve në masë të madhe, për sa i takon zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian, mesazhi nga Komisioni Evropian është se nëse të rinjtë nuk sillen siç duhet ata do ta paguajnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›