Harbuzi i kënaqur në Gençlerbirligi

Ankara, 6 gusht - Mesfushori Labinot Harbuzi ndjehet i nderuar që një skuadër e madhe si Galatasaray po interesohet për shërbimet e tij. Por, 24-vjeçari kosovar thotë se çdo gjë varet nga presidenti i skuadrës së tij Gençlerbirligi, Ilhan Cavcav. Ai nuk mendon të bëjë asgjë kundër dëshirave të kreut të skuadrës.
"Interesimi i Galatasarayt për mua është nder. Cili futbollist nuk do të pëlqente kalimin në Galatasaray. Galatasaray është skuadër e madhe. Por, unë kam kontratë me Gençlerbirligin dhe do ta respektoj atë. Kam respekt të madh për presidentin Ilhan Cavcav. Unë do të respektoj çfarëdo vendimi që të marrë ai", ka thënë Harbuzi, shkruajnë mediat turke të premten.
Harbuzi insiston se shkrimet që është i pakënaqur në Gençlerbirligi janë gënjeshtra. Ai ndjehet shumë mirë në skuadrën nga Ankaraja.
"Kur shkruhet konstant atëherë krijohet dilema. Ka fjalë se unë nuk jam i kënaqur në skuadër. Ka përpjekje të më diskreditojnë mua. Unë dua të jem i qartë në këtë aspekt. Të gjitha këto shkrime janë të pavërteta. Unë jam shumë i lumtur në skuadër. Kanë ardhur lojtarë të rinj. Kemi pasur një fazë të mirë përgatitore dhe synojmë të kemi një stinor më të suksesshëm se herën e kaluar", ka thënë ai. Harbuzi me Gençlerbirligin e elitës së futbollit turk ka kontratë deri në verën e vitit 2013. Më herët është shkruar në mediat turke se Galatasaray është i gatshëm të japë deri në tre milionë euro për të. Pjesë e Gençlerbirligit është edhe mbrojtësi kosovar Debatik Curri, ndërkohë pjesë e Galatasarayt është Lorik Cana.