Beqiraj për herë të parë kapiten i Buduqnostit

Podgoricë, 7 gusht - Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj për herë të parë të enjten ka luajtur si kapiten te skuadra e tij, Buduqnost nga Podgorica. Beqiraj 22-vjeçar ishte kapiten në ndeshjen që skuadra malaziase e humbi nga Brondby me rezultatin 1:0. Buduqnosti pësoi me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 3:1 në rrethin e tretë eliminator të Ligës së Evropës. "Beqiraj, i cili për herë të parë ishte kapiten, nuk pati asnjë top të mirë dhe kështu mbrojtësit kundërshtarë e patën më të lehtë të kujdesen për të ", ka shkruar gazeta malaziase "Arena". Beqiraj luajti tërë ndeshjen.