E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Thaçit: Nuk ka prova që deklaratat publike patën efekt në kryerjen e krimeve të pretenduara

PRISHTINË, 16 shkurt /ATSh/ Avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Lluka Mishetiç ka deklaruar se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka ofruar asnjë provë që dëshmon se komunikatat apo deklarime publike nxitën po kanë pasur efekt në kryerjen e krimeve të pretenduara në aktakuzë.

Ai shembull mori rastin e Vojslav Sheshelit i cili pas një deklarimi në Vojvodin kishte ndodhur spastrim i kroatëve, e duke përmendur këtë rast, Mishetiç tha se ZPS nuk ka arritur të argumentojnë asnjë rast të tillë që pas komunikatave kanë ndodhur krime.

“Këtë po themi se duhet të vërtetojnë diçka, duhet të vërtetojnë që deklarata janë përkthyer në efekt dhe që kanë pasur efekt të paktën për ndonjë nga krimet në aktakuzë përndryshe po flasim teorikisht a ka pasur deklarata ndikim në kryerjen e krimeve…”.

Avokati solli shembullin e Sheshelit në Kroaci, ku për shkak të një deklarate publike pati një spastrim të kroatëve në Vojvodin.

“Duhet të ketë prova të mjaftueshme që të dalim në përfundimin se ka pas kontribut të konsiderueshëm prandaj dhe ne kemi cituar Sheshelin dhe po e bëjmë dallimin, ju e thoni nxitje, ne po themi kontribut të konsiderueshëm. E kemi rastin e Sheshelit që në mënyrë të padyshimtë ka qenë i përfshirë në mënyrë të konsiderueshme në Kroaci, Bosnje dhe u shfajësua me përjashtim të një rasti në Vojvodin, ku ka bërë një fjalim dhe të nesërmen për shkak të këtij fjalimi është bërë një spastrim i kroatëve atje.

“Ky është një incident që u krijuar në lidhje me rastin e Sheshelit ne argumentojnë se i njëjti arsyetim jo vetëm që duhet të zbatohet por është zbatuar në rastet e NPK duhet gjetur një lidhje për të dal në përfundim se atmosfera është shkaktuar për shkak të një komunikate dhe që shkurtimisht pas një komunikate disa “zbatues” kanë lexuar komunikatën në shtypin e mëngjesit dhe për shkak të komunikatës kanë kryer atë që kanë kryer dhe të dilet në përfundimin se një dy tre e katër ditë më pas krimet janë kryer për shkak të tekstit të komunikatës, për këtë nuk e kemi asnjë provë të këtij lloji ”, tha ai.

Kjo përgjigje e avokatit të ish-presidentit Thaçi erdhi pas pyetjes që parashtroi gjyqtari, Christopher Barthe lidhur me atë që mbrojtja ka deklaruar se ZPS nuk ka demonstruar lidhjes të komunikatave të UÇK-së dhe krimeve të pretenduara në aktakuzë.

“Pretendoni se ZPS nuk ka demonstruar lidhjen mes deklarata publike të UÇK dhe krimeve të cilat akuzohen në aktakuzës dhe keni përfshirë edhe raste që edhe nxitja është një formë e përgjegjësisë penale dhe thoni ndonëse kryerja përmes nxitjes të NPK ka elemente të ndryshme kërkohet lidhje shkakësore në mes të deklaratave të pretenduara publike dhe krimeve që rezultuan për shkak të tyre…Që të jemi të sigurt dhe ta kemi kuptuar siç duhet ju nuk po thoni se forma e përgjegjësisë penale  për NPK ishte vërtetuar nga prokuroria qoftë me gojë apo me shkrim dhe kjo ka ndikuar në vendimin që është marr nga kryesi i drejtpërdrejtë”, tha ai.

Pyetje për prokurorinë parashtroi gjyqtari, Guénawl Mettraux i cili tha se a e ka kuptuar drejtë aktakuzën e ZPS-së.

“Ju i kërkoni trupit gjykues të shpall fajësinë në lidhje me secilin nga 10 akuzat që ngritën në aktakuzë, por nuk i kërkoni trupit gjykues të shpall fajësinë për incidentet individuale që janë relevante për akuzat”, pyeti ai.

Prokurori,  Nathan Quick tha se trupi gjykues duhet ta shqyrtojë çdo incident individual, por pikat janë për ato dhjetë krime.

Kurse pyetjes së gjyqtarit, Mattraux se çfarë është një grup i armatosur jo shtetëror dhe çfarë duhet të respektoj detyrimet dhe se kaosi a e përligj ndalimin arbitrar apo ekzekutimin pa një proces të rregullt ligjor, prokurori James Pace i cili mohoi një gjë të tillë.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›