Avokati i Thaçit i ashpër me Prokurorinë: Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kanë qenë kalimtarë në Kosovë

PRISHTINË, 11 shkurt /ATSh/ Avokati i Thaçit, Pierre Richard Prosper ka kritikuar ashpër Zyrën e Prokurorit të Specializuar për deklaratat sa i përket dëshmitarëve ndërkombëtarë.
Përreth 15 minuta, ai para trupit gjykues tha se është e pamundur që të ishin thjesht kalimtarë në Kosovë.
“Këta persona kanë pasur komunikime personale. Prokuroria dëshiron që ju besoni se këta persona kanë qenë kalimtarë në Kosovë. Kjo tregon injorancë, është mungesë respekti”, tha ai.
Më tej ai tha se dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kanë dëshmuar në cilësinë e personave privatë, por si persona me role të rëndësishme në shtetet e tyre.
“Ky person [Hashim Thaçi] u hodhi hy syve atyre, sigurisht që jo. Prokuroria vjen këtu dhe përpiqet të shtrembërojë faktet. Ju lutem reflektoni”, ka thënë ai.
Ekipi mbrojtës po vazhdon deklaratën përmbyllëse, ku paraprakisht avokatja Nina Tavakolli tha se “ZPS nuk ka argumentuar se Thaçi kishte përdorur pushtetin e qeverisë së përkohshme për qëllimin e për aktet kriminale”, tha Tavakolli.
/KosovaPress/