Nuk do te ndryshoje Berisha Kushtetuta jo statut partie

Mazhoranca tregohet e prerë në qëndrimin e saj për të mos ndryshuar Kushtetutën. Kryeministri, Sali Berisha ka shfrytëzuar mbledhjen e qeverisë për t’i dhënë opozitës një mesazh të qartë se ndryshimet e bëra në vitin 2008 në dokumentin themeltar të shtetit në nenin që zgjedh Presidentin e Republikës nuk do të kenë kthim prapa.
Berisha theksoi se opozita është e penduar për ndryshimet në kushtetutë të cilat i propozojë vetë ajo tri vjet më parë, por ndërkohë nuk ka shfaqur asnjë pendim për tentativat e saj për të bllokuar procesin e liberalizimit të vizave. Sipas kryeministrit, qytetarët nuk janë të preokupuar nëse presidenti i ri i republikës zgjidhet me 71 apo 84 vota, por interesi i tyre është vetëm për rritjen e rrogave dhe lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
“Është e thjeshtë të kërkosh të shprehës pendesë se ndryshove nenin për të zgjedhur këtë apo atë kryetar institucioni, pa çka se i ke prurë në standartet më optimale europiane dhe të mos shprehësh pendesë se u përpoqe të pengosh çdo qytetar, nënë, babë, motër e vëlla, bashkëshorte, bashkëshort të këtij vendi për të takuar njerëzit e tij më të dashur. Atëherë bëhesh i besueshëm. Por jo të kërkosh paketë karrikesh dhe të mendosh që kushtetuta është statut partie. Nuk kanë qytetarët asnjë preokupim se zgjidhjet kryetari me 5/6 apo me 7/5. Shqetësimi i tyre kryesor është rroga, pensioni, rruga, shqetësimi më madhor është viza. Janë të gjitha këto”-tha kryeministri Berisha.
Në fund të procesit zgjedhor të 8 majit, opozita u shfaq në skenën politike me një propozim të ri për demokratët duke i kërkuar shumicës parlamentare një tjetër kompromis si në prillin e 2008-ës për ndryshimin e Kushtetutës.
Erjon Ajazi