Fier 48 ore pa uje

Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm prej 48 orësh pasi është ndërprere energjia që furnizon pompat e Kafaraj për shkak të borxhit prej 45 milion lekësh të ujësjellësit ndaj kompanisë energjitike, ka krijuar një situatë alarmante në qytetin e Fierit.
Drejtoria e shëndetit publik bën të ditur se shëndeti i 200 mijë qytetarëve është i rrezikuar në rast se viojn kjo situatë edhe për shkak të temperaturave të lartë, të cilat stimulojnë sëmundjet dhe virozat e stinës.Bashkia e qytetit ka vënë në dispozicion të qytetarëve puset që përdoren për vaditje nga ndërmarrja e gjelbërimit, por ky nuk është ujë i pastër për konsum. Problemi i mospagesës së faturave të energjisë elektrike ka lënë disa herë qytetin e Fierit pa ujë të pijshëm.
Ndërmarrja e ujësjellësit e justifikon këtë mospagesë me nivelin e arkëtimeve i cili është i barabartë me faturën e energjië elektrike të shenzuar në një muaj.
Për të rikthyer energjinë kompania CEZ ka kërkuar shlyerjen e gjysmës së debisë gjë që nuk është kryer nga ujësjellësi duke lënë qytetarët e Fierit në thatësirë mes temperaturave që arrijnë në 35 gradë celsius.
Aleksandër Nushi