Elbasan asgjesohen 500 rrenje kanabis

Një parcelë me 500 rrënjë kanabis sativa është zbuluar nga policia e Elbasanit në fshatin Kajan.
Sipërfaqja e mbjellë me lëndë narkotike është zbuluar gjatë një kontrolli të specialistëve të Sektorit të Luftës Kundër Trafikimit dhe Kultivimit të Narkotikëve, në një zonë të thellë të këtij fshati.
Më pas forcat e policisë kanë ndërhyrë për prerjen dhe djegien e bimës narkotike. Kjo është sipërfaqja më e madhe e zbuluar ndër vite në Qarkun e Elbasanit.
Policia ka identifikuar poseduesin e tokës bujqësore të mbjellë paralelisht edhe me misër për të vështirësuar zbulimin e kanabisit, si dhe ka bërë ndalimin e tij për të zbuluar një rrjet të mundëshëm kultivuesish, grumbulluesish dhe trafikuesish të lëndëve narkotike.
Gjithashtu po punohet intensivisht për të identifikuar të gjitha zonat e tjera ku mund të jetë kultivuar kanabis sativa në këtë qark.
Në fshatrat e komunës së Kajanit prej 20 vitesh kultivohet sistematikisht kanabis sativa dhe mjaft banorë të kësaj zone janë duke vuajtur dënime për kryerjen e kësaj vepre penale.
Besim Dybeli