E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule i pakenaqur Regjistrimi jo sipas ligjit

Ligjit për censusit i shtohet një kundrështar tjetër, PBDNJ. Bashkimi për të drejtat e njeriut del hapur kunder penalizmeve në këtë ligj i cili nis zbatimin në tetor. Vangjel Dule sheh si dhunim të të dhënave personale pikërisht gjobitjen e individëve që deklarojnë të dhëna të rreme personale.

“Nga presionet e deputetëve të caktuar në parlament, imponohen penalitete. Penalitetet kanë emër dhe mbiemër. Ai që penalizohet me gjobë është i identifikuar, dhe rrjedhimisht, i identifikuari si i penalizuar i dekonspirohen edhe të dhënat e deklaruara”-tha Dule.

Juristët e PBDNJ-së do të depozitojnë në fillim të shtatorit amendimet e ligjit i cili në këtë formë sipas Dules nuk mund të zbatohet. Në të kundërt forca që drejton do të përshkallëzojë qëndrimet.

“Është një proces krejtësisht i zbuluar dhe nuk mund të jetë i pranueshëm, aq më tepër kur nuk mund dhe në asnjë regjistrim popullsie të ngjashëm me atë që do të ndodhë në vendin tonë nuk ka penalitete të kësaj natyre”-theksoi ai.
 
Ligji për censusin u miratua në muajin korrik mes shumë kundrështive për 2 pikat e fundit të pyetësorit me anë të të cilit do të zbatohet. Konkretisht deklarimin e fesë dhe etnisë. Pyetsori përmban 40 pyetje, ndërsa procesi i regjistrimit do të kryehet gjatë gjithë muajit tetor.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›