E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Avokatja na vodhi dëmshpërblimin e të afërmëve”

13/03/2005  Familjarët e viktimave të Otrantos, denoncojnë Natasha Shehun

VLORË - Rreth 8 vjet pas tragjedisë së Otrantos, familjët e viktimave, pësojnë “goditjen e dytë”, këtë herë nga avokatja e tyre Natasha Shehu, prej së cilës ndjehen të mashtruar për sa i përket dëmshpërblimit.

Mjaft prej tyre bënin të ditur dje, se kanë hapur çështje penale në Itali, çka ka detyruar shtetin italian të ndërpresë dhënien e të hollave më tej.

Denoncimi i familjarëve

Familjarët e viktimave të Otrantos, protestojnë për mashtrimin, ndërsa denoncojnë avokaten Natasha Shehu, për vjedhjen sa të turpshme aq edhe të rëndë që, sipas tyre, që u ka bërë, duke ju mbajtur të hollat e familjarëve të tyre të humbur në atë tragjedi.

Të mbledhur në një nga loklalet e qytetit, rreth 25 familjarë kanë denoncuar dhe njëkohësisht kanë kërkuar ndihmë. Me dokumente e procesverbale në duar, duke mbledhur edhe firmat e çdokujt prej tyre, ata duan të hedhin në gjyq avokaten Natasha Shehu, e cila jeton e punon në Itali. Të irrituar, familjarët kanë kërkuar ndihmë e shtetit shqiptar për vënien para drejtësisë të avokates së bashku me bashkëshortin e saj. Sipas familjarëve ajo ka arritur të shpërndaj rreth 560.000 euro, nga 1 milion euro që duhej të shpërndante sipas tyre, gjysmn e ka futur në xhepin e saj.

Në mënyrë të përsëritur, familjarët kanë kërkuar që të hollat e akorduara nga qeveria italiane, për çdo person të humbur të jepeshin nëpërmjet bankave dhe jo t’i merrnin nga Natasha Shehu, e cila, sipas tyre, nëpërmjet bashkëshortit të saj, ka mundur të marrë këto të holla nga Ministria italiane e Mbrojtjes, duke shpërndarë një sasi të vogël prej tyre, te disa prej të afërmve të viktimave.

Historia e mashtrimit

Historia fillon në vitin 2003, kur avokatja Shehu mbërriti në Vlorë dhe arriti të marrë firmat e 150 familjarve, për 76 vetë të humbur në tragjedinë e ’97, të cilët nga ana e tyre firmosën një prokurë e deklaruan se pranojnë mbrojtjen e avokates Natasha Shehu. Po në atë vit, në mars të 2003, avokatja tërhoqi dëmshpërblimet në euro të klientëve të saj dhe pa i vënë ata në dijeni, për një kohë të konsiderueshme, vetëm në prill 2004, ajo kujtohet që të vijë në Vlorë për të filluar ndarjen e diçkaje prej të hollave, që familarëve të viktimave ju takonin. Këto të holla janë pranuar nga disa e janë refuzuar nga disa të tjerë. Ndërkohë, kundërshtimi i disa prej të afërmve të viktimave është pasuar edhe me grindjen e tyre me avokaten dhe bashkëshortin e saj Mimo, për zgjidhjen e së cilës ka ndërhyrë policia. Pas kësaj, avokatja Natasha Shehu ka bërë kallëzim penal në prokurori, ku kërkon që fajtorët e rrahjes së burrit të saj të vihen para drejtësisë.

28 mars 1997/ Tetë vjetë më parë

Tragjedia e Otrantos, 86 viktima

28 marsi i vitit 1997 ka shënuar tragjedinë më të madhe detare për shqiptarët, pas përplasjes së motovedetës italiane "Sibilia" me anijen luftarake shqiptare "Kateri i Radës". Te kjo e fundit ndodheshin 100 emigrantë shqiptarë që po tentonin të preknin brigjet italiane. Motovedeta "Sibilia" dhe ekuipazhi i saj italian u përpoqën të zmbrapsin anijen me klandestinët shqiptarë dhe gjatë një përpkeje të rradhës, "Sibilia" ka goditur "Katerin e Radës" duke e fundosur atë brenda pak minutash. Nga kjo tragjedi mundën të mbijetonin vetëm 14 persona, ndërsa 86 të tjerë u mbytën. Pas ngjarjes Prokuroria italiane nisi hetimet për kapitenin e anijes italiane, Fabrizio Laudalio dhe shqiptarin që drejtonte "Kateri i Radës", Namik Xhaferri.

Familjarët, denoncojnë tek Avokati i Popullit

Ministria e Jashtme i këshilloi për denoncimin

Familjarët pohuan se kanë bërë kallëzim penal edhe tek Avokati i Popullit, që në maj të vitit 2004. Ndërsa lidhur me këtë shqetësim, Ministria e Jashtme shqiptare, ju ka kthyer një letër përgjigje familjarëve, ku u thotë se në rast se ka abuzime mund të bëjnë kallëzim penal.

Pushime Çala, bashkëshortja e Kastriotit

“Nuk autorizuam avokaten për të tërhequr të hollat

“Unë akuzoj avokaten Natasha Shehu, e cila ka arritur që, nëpërmjet firmave tona, të siguruara nëpërmjet mashtrimit pa na thënë pse i duheshin, ka tërhequr të hollat dhe kë bërë shpërndarjen sipas oreksit të saj. Ndërsa, me sa di unë, në marrëveshjen midis qeverisë sonë e asaj italiane ishte parashikuar që të hollat të ndaheshin nëpërmjet bankave. Ne si familjarë nuk kemi bërë prokurë dhe as kemi autorizuar avokaten, e cila i ka tëhequr të hollat në mënyrë antiligjore”.

Neki Kaja, babai i Fatosit

“Jam përballur me një bandë, jo me një avokate”

“Më kërkoi në telefon avokatja e më tha të shkoja në Vlorë për të marrë të hollat, sepse unë jam nga Lushnja. Vajta në Vlorë dhe e takova avokaten tek universiteti. ‘Merr paratë’, më tha, dhe më zgjati 25000 euro, nga 37778 euro që qeveria italiane kishte akorduar. Kur u përpoqa, të kërkoj sqarime, ajo më tha, “do t’i marrësh apo jo’, ndërsa një nga bodigardët e saj më qëlloi me bërryl në ije. Aty kuptova se kisha përpara një bandë e jo një avokate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›