“Birra Tirana”, hedh në treg birrën e zezë
13/03/2005 “Birra Tirana” prodhuesi më i madh i birrës në Shqipëri, në zbatim të politikave dhe strategjive të orientuara drejt kërkesave dhe preferencave të klientëve të saj hedh në treg produktin e saj më të ri, birrën e zezë. Inisiativa më e fundit e kësaj ndërmarrjeje, rikthen në tregun shqiptar, këtë produkt. Birra e zezë është e amballazhuar në shishe 0.33 litër dhe 0.5 litër. Ajo afron një shije lehtësisht të dallueshme nga çdo markë tjetër. Krahas arritjeve në tregun shqiptar, “Birra Tirana” demostron një histori të suksesëshme eksporti. Mbas eksporteve drejt Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo markë është prezente dhe në Maqedoni, Britani të Madhe dhe së shpejti do të shijohet nga konsumatorët tanë dhe në Itali, Zvicër dhe Gjermani. Kështu “Birra Tirana” vjen në panairin “Ditët e Verës 2005” për të demostruar arritjet e fundit dhe e sheh këtë panair si një mundësi më shumë për njohje dhe paternitet.