E Hënë, 2 Nëntor 2026

DHL, klientët i besojnë sekretet

13/03/2005  EMS

Koliposta

DHL

Fedex

ACS

TNT

Sky Net

Union Express

SMS

Llojet e shërbimit të DHL–së

Shërbime ekspres para orës 09.00 dhe 12.00

Dorëzim në derë i dokumenteve ekspres

Dërgim urgjent i letrave ekspres

Dorëzim në derë i pakove ekspres

Import-ekspres i mallrave ose dokumenteve

“Jumbo Box” dhe “Jumbo Junior” për pako mbi 25 kg

Konkurrenca, 9 shoqërive private u besohen “sekretet”

Quhen ekspres, sepse dokumentet për regjistrimin në shkollë ose ato për blerjen e një prone mund t’i dërgosh brenda ditës “sikur i dorëzon me dorën tënde”. “Eshtë kjo fraza që u pëlqen agjentëve të shoqërive private, të cilët, tashmë janë në një konkurrencë të ashpër me njëri-tjetrin. Ata që dërgojnë pako në Shqipëri, tashmë mund të kenë sigurinë dhe konfortin e shoqërive VIP në këtë fushë, si DHL apo Fedex. Lideri botëror i shërbimit ekspres ajror është prezent në Shqipëri, që prej 1993-shit, duke ofruar shërbimet e veta për konsumatorët, të cilët, edhe pse i vlerësojnë si shumë të kripura, sërish e preferojnë. Me rreth 2.2 miliardë euro të ardhura në 2003-shin, kjo shoqëri ka në të gjithë botën 170 mijë punonjës dhe 5 mijë zyra, të cilat ndihmojnë të dërgojë mbi 1 miliard dërgesa në vit. E themeluar që në vitin ’69, ajo u bë pionier e industrisë së shërbimit ekspres ajror. Suksesi i kompanisë ishte tek ideja novatore e dërgimit të dokumenteve përpara mbërritjes së mallit, duke përshpejtuar procesin e importimit. Tashmë, DHL-ja është kompania lider në botën e shërbimeve ekspres, duke zgjeruar në mënyrë të ndjeshme gamën e shërbimeve që ofron. Sipas agjentëve të DHL-së, kompania ka në Shqipëri avionin e saj të dedikuar për kargo, që siguron transportin e mallrave me shpejtësi dhe siguri dhe me çmime konkurruese. “Përmasat maksimale për copë për Shqipërinë, janë 130*82*130 cm, por ne pranojmë dhe dërgesa më të rënda”, bëjnë të ditur agjentët e DHL–së, duke të lënë në dorë listën e vendeve të grupuara në 8 zona dhe tarifat për secilin vend. Por në të gjitha rastet, punonjësit e DHL-së të lajmërojnë se jo gjithmonë janë përgjegjës për mallin që u lë në duar, edhe pse ke paguar për të. Fillimisht, në kontratën që lidhet me DHL-në, specifikohet se nuk mund të transportohen mallra si antikuare, shufra ari ose argjendi, kafshë, lëndë të rrezikshme apo armë zjarri, si dhe dokumente financiare të shkëmbyeshme me para. Për produktet e tjera që DHL-ja merr përsipër të transportojë, bëhet e ditur dhe niveli i përgjegjësisë që ka në rast humbje apo dëmtim të dërgesës. Kështu, niveli më minimal i çdëmtimit është 100 dollarë, duke vazhduar me shumën aktuale të çdo humbjeje ose vlerën aktuale të dërgesës. “Ajo që ne kuptojmë me vlerë aktuale, është kostoja e riparimit ose e zëvendësimit të dokumenteve ose kostoja e rizëvendësimit të pakos”, bën të ditur DHL, në lidhje me përgjegjësinë që ka për dërgesat që merr në dorëzim. Kështu, DHL-ja për të siguruar pakot që dërgon, ka një sigurim deri në 5 milionë dollarë, por që, gjithsesi, nuk mbulon 100 për 100 humbjet që mund të vijnë. Kështu në llogarinë e humbjeve që mund të shkaktohen për forca madhore, janë tërmetet, ciklonet apo dhe lufta apo shpërthimi i një avioni kargo.

Tregu, të tjerë emra VIP

Në tregun e shërbimeve postare konkurrojnë dhjetë kompani, të cilat ndryshojnë nga tarifat dhe gama e shërbimeve që ofrojnë. “Fedex” është një tjetër kompani e njohur, që ka hapur zyrën në Shqipëri dhe ka ofruar shërbimin e saj ekspres. Kompania shtetërore amerikane “Fedex” paraqet të dhëna optimiste për aktivitetin e saj në Shqipëri, që nga krijimi i saj. “Fedex” ka një shtrirje në qytetet kryesore të vendit, si në: Elbasan, Fier, Lushnjë, Vlorë etj. “Fedex”, e cila është edhe kompania më e madhe e transportit ekspres në botë, ka filluar aktivitetin e saj në Shqipëri më 1997-ën. Ajo ofron shërbimet e marrjes dhe të dorëzimit, përfshirë shërbimet doganore të dërgesave ekspres që vijnë nga pikat e “Fedex”-it dhe të njëjtat shërbime për dërgesat nga Shqipëria, me destinacion pikat e “Fedex”-it në të gjithë botën. “Fedex” ka në të gjithë botën rreth 148.000 punonjës, 662 avionë, më shumë se 45.000 makina dhe operon çdo ditë një kapacitet transportues prej 13.5 milionë kilogramësh. Kjo kompani mbulon 211 vende në të gjithë botën dhe dorëzon për 24 orë në më shumë se 65.000 kode postare të Evropës; për 24-48 orë në SHBA dhe Kanada; për 2-3 ditë në destinacionet kryesore të Azisë dhe për 2-4 ditë në të gjitha pikat e tjera të “Fedex”-it. ”Union Expres” është kompania më e fundit e shërbimit postar që ka hyrë në treg dhe është duke konkurruar me çmime për të zënë pjesën e saj në tregun e gjerë të shërbimeve postare. Në garën e konkurrencës mes kompanive që kryejnë shërbimin ekspres postar, DHL-ja rreshtohet e para, e ndjekur nga TNT-ja dhe më pas nga “Fedex” dhe kompanitë e tjera me radhë. Kështu mjaft pikë kanë në treg dhe kompani si ACS apo “Union Expres”, që sapo ka hyrë në tregun e shërbimeve postare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›