“Dita e Verës, lavde pagane për natyrën”

13/03/2005 Etnologu dhe studiuesi Thanas Meksi shpjegon
ELBASAN – Etnologu dhe studiuesi Thanas Meksi, shpjegon në një intervistë për gazetën “Metropol”, historinë e lindjes së festës së Ditës së Verës. Për Meksin, atmosfera e Ditës së Verës, ndjehet në Elbasan, një javë para datës 14 mars të çdo viti, për të kulmuar në këtë datë, sigurisht me tavolinën plot, pa munguar ballokumja, ëmbëlsira “embelemë” e kësaj feste. Ndërsa etnologu dhe studiuesi me pasion shpjegon ritualin dhe menynë e kësaj feste, të ruajtura e respektuara me fanatizëm në breza, ai nuk e fsheh “zemërimin” për “vjedhjen” e festës në dy vitet e fundit, të vetmen festë që as para vitit 1990, nuk mundën t’ia “rrëmbenin” Elbasanit...
Çfarë përfaqëson Dita e Verës në Elbasan?
Do ta quaja të paarritshëm ritualin e Ditës së Verës, aq sa thjeshtësia e bashkuar me ritet e kthejnë në një festë të arrirë dhe mjaft popullore. Marsi gjeneron natyrën, sythët e parë fillojnë të hapen, ndërsa bari merr hovin e parë. Elbasani e ka patur traditë lulen dhe gjelbërimin. Familjet e trevës arrijnë të sjellin natyrën me anë të riteve, duke i bërë lavdet e para pagane në një ditë të shënuar.
Si dhe sa “e ngarkuar” është Dita e Verës?
Dita e Verës nuk është 14 Marsi. Përgatitjet e familjes kanë filluar një javë para kësaj date. Janë pjekur tashmë ballokumet, ndërsa janë mbledhur të gjithë frutat më të mira së bashku me gjelin e detit, që karakterizon sofrën plot. Babai duhet të ketë Natën e Verës të gjithë fëmijët e tij, duke kaluar një mbrëmje që i ngjason asaj të fundvitit, por më e bukur dhe më kuptimplotë. Por më i bukur është mëngjesi i 14 marsit. Familjarët zgjohen herët dhe arrijnë të gjejnë një pjesë bari dhe një lule të sapoçelur, e cila vendoset në portat e shtëpive. Mbushet uji i freskët, hapen dyert ndërsa nëna dhe babai përgatisin hiset. Ato ndahen në mënyrë aq të barabartë sa edhe një peshore, duke vendosur në hise ballokumen dhe të gjitha frutat e thara të konservuara nga familja. Fëmijët duhet të lajnë fytyrën me ujin e vezëve të zjera, pasi veza cilësohet si simbol i pjellorisë. Fenomeni i “Kame” ishte edhe me i veçanti te familjet e Elbasanit. Kjo ishte në dy faza. Fillimisht shkohej te gjyshërit, të cilit kishin përgatitur hiset për nipërit e tyre dhe më pas te të fejuarit, ku shkëmbeheshin edhe peshqeshet më të veçanta. Por nuk përfundon këtu Dita e Verës, pasi më të vegjlit shkëmbejnë hiset te të afërmit zhvillohet një piknik për Drekën e Verës dhe festa vazhdon deri vonë me urimet e ndërsjella për më shumë begati dhe më shumë prodhim.
Pse Elbasani cilësohet si simbol i festimeve të Ditës së Verës?
Megjithëse festohet edhe në vende të tjera, askund nuk mund të festohet si në Elbasan, sepse kjo ka lidhje me traditën e një treve, e cila ka arritur të ruajë për mijëra vjet këtë rit, duke përcjellë brez pas brezi simbolin dhe sidomos recetën e njohur të ballokumeve.
Ballokumja, kjo ëmbëlsirë tradicionale e kësaj feste, pse bëhet e tillë vetëm në Elbasan?
Ekziston një recetë e transmetuar brez pas brezi dhe çuditërisht e pakopjuar nga rrethet e tjera. Gjalpi i vjetër, majaja e miellit të misrit, vezët e freskëta, duke u bashkuar në një mënyrë të veçantë, japin ballokumen e famshme të Ditës së Verës, e cila mund të dalë edhe një ëmbëlsirë tjetër, nëse nuk ndiqet receta. Enët e bakrit, luga e drunjtë dhe të gjitha “zahiretë” mblidhen me kohë për t’u përgatitur për Ditën e Verës. Vështirësia e gatimit të këtij brumi i bënte gratë nikoqire elbasanase të lodheshin shumë aq sa mund edhe të mallkonin, por me përfundimin e brumit, me ndarjen dhe me pjekjen e ballokumeve shtëpia merrte edhe aromën e kësaj ëmbëlsire. Është e vështirë t’i gjesh të gjitha këto në një vend tjetër për ritualet, për trashëgiminë dhe për kujdesin që i kushtojnë elbasanaset kësaj Dite së bashku me ëmbëlsirën.
Zemërimi i Thanas Meksit
“Politika po ngjyros Ditën e Verës”
“Edhe gjatë kohës së monizmit, politika ka tentuar të vendosë diktatin në festat tradicionale, por në rastin e Ditës së Verës nuk ka arritur. Kjo pasi familjet elbasanase kanë ditur të ruajnë këtë traditë, edhe pse pati ndryshim emri, duke u përcaktuar si Dita e Luleve. Gjatë viteve të demorkacisdë, festimi mbeti spontan deri në një iniciativë të ish-kryetarit të Bashkisë, Engjëll Dakli, i cili arriti të zyrtarizojë aktivitetet dhe ftesat. Dy vitet e fundit nuk janë bërë ftesa zyrtare. Dyert e Elbasanit janë të hapura, për miqtë, shokët dhe sidomos për ata që janë larguar nga Elbasani. Për të gjtihë, kjo ditë ka kuptimin e dashamirësisë dhe vllazërimit, i cili duhet të demonstrohet në çdo rast dhe jo të ngushtohet nga politika, e cila tenton të ndryshojë edhe ritet me anë të vendimeve të ndryshme parlamentare ose përqëndrimin e vëmendjes tashmë në kryeqytet. Të gjithë janë të lirë të festojnë, por nuk duhet manipuluar një traditë, e cila i përket trevës dhe do t’i mbetet për shumë shekuj asaj”.