E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirana, për 11 njësi,3% e buxhetit të Bashkisë

13/03/2005  Të 11 njësive bashkiake gjithsej iu është caktuar vetëm 3 për qind i buxhetit të Bashkisë. Nga “torta” e Bashkisë së Tiranës, njësitë kanë marrë të së bashku vetëm “një risk” me vlerën 3 për qind. Ato janë ankuar shpesh, se kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe specialistët e tij ju japin një buxhet të vogël, duke bërë që të jenë të pafuqishme. Ndërkohë që nuk kanë asnjë kompetencë për të gjeneruar të ardhura. Kjo pasi të gjitha taksat lokale i mbledh Bashkia. E ndërsa kryetarët e njësive bashkiake ankohen duke dhënë këto argumente për varësinë dhe varfërinë e tyre, juristja e Bashkisë e ka argumentuar këtë dhënie fondesh me faktin se njësitë bashkiake gjenerojnë vet të ardhura. Në buxhetin e Bashkisë vlera më e vogël i takonte transportit publik, vetëm 1 për qind. Dhe kjo e ka një arsye pasi transporti publik në Tiranë është privatizuar, duke e marrë përsipër shoqëritë private. Madje, Bashkia vjel të ardhura nga këto “shërbime” të dhëna prej saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›